5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nga përvojat jetësore të Ibn Tejmisë

Më të lexuarat

Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Njeriu le t’i thotë (vazhdimisht) dhikret gjatë ditës dhe para rënies në gjumë, le të duroj ndaj gjërave që i shfaqen prej pengesave dhe shpërqendrimeve, sepse shumë shpejt Allahu e forcon me dritë e udhëzim dhe ia përforcon besimin në zemër.
Pastaj le të përkushtohet në plotësimin e pesë namazeve të obligueshme, me trup e me shpirt, ngaqë ato janë boshti kryesor i fesë.
Gjatë gjithë kohës le të thotë: “La hawle we la kuwwete il-la bil-lah” (s’ka ndryshim të gjendjeve dhe as fuqi për këtë, pa lejen e Allahut), sepse nëpërmjet kësaj fjale barten barrët e rënda (të jetës), përballohen tmerret dhe arrihen gradat e larta.
Le të mos mërzitet nga lutja dhe kërkesa drejtuar Allahut, sepse Ai i përgjigjet njeriut, përderisa ky nuk ngutet e thotë: “Jam lutur e jam lutur, mirëpo Allahu nuk po më përgjigjet.”
Le ta dijë se ndihma vjen pas durimit, çlirimi pas gjendjes së rëndë dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Askush, qoftë profet apo më i ulët në pozitë se ai, nuk ka arritur në fund mirësinë, veçse nëpërmjet durimit.”

📚(Mexhmu’u El-Fetaua, 10/137)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit