-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nga një muaj paraburgim të arrestuarve të dyshuar për terrorizëm

Më të lexuarat

Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurve F. B. dhe V. H..

Të pandehurit F. B. dhe V. H. shqiptarë, shtetas të Kosovës, dyshohen për veprat penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit janë arrestuar me datë 04.01.2016 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa tek gjyqtari i procedurës paraprake janë sjellë më datë 06.01.2016.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit