2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nga nesër, ky shtet ballkanik do të lejojë faljen e taravive në xhami

Më të lexuarat

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, lutjet e natës në xhami do të lejohen që nga nesër (13 maj).

Pas vendimit për të aprovuar kryerjen e lutjeve të përditshme, Komuniteti Islamik në BeH miratoi gjithashtu kryerjen e namazeve të sabahut, akshamit, jacisë dhe teravisë, në përputhje me udhëzimet e mëparshme të autoriteteve kompetente, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet më tej, vendimi i marrë sot thotë që pas ezanit, imamët menjëherë do të fillojnë me namazin.

Gjithashtu, imamët do t’i kujtojnë xhematit rekomandimin për të sjellë shtrojat personale.

Gjithashtu, imamët dhe komiteti i xhamisë janë përgjegjës për të informuar anëtarët e xhematit për mënyrën e daljes kur dilni nga hapësira e xhamisë, duke respektuar distancën fizike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit