1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Nga nesër edhe në RMV pa maska në ambientet e hapura

Më të lexuarat

Nesër hyjnë në fuqi vendimet për zbutjen e masave anti kovid, përkatësisht heqja e maskave në ambientet e hapura, grupimi i njerëzve, lejimi i dasmave e të tjera. Por, orë policore do të ketë edhe dy javët e ardhshme. Shtabi Qendror i Krizës në mbledhjen e sotme ka pranuar të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive e të njëjtat i propozon për miratim në seancë e nesërme të Qeverisë.

 

Qeveria e RMV-së

“Nga 1 qershori lejohet heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është më i lartë se 6 persona. Mbetet në fuqi masa që maska të mbahet në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, si shtëpitë e mallrave, dyqanet e qendra të mbyllura.”

Në mbledhjen e Shtabit të Krizës duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe të rasteve aktive, lejohet publiku edhe në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra.

“Lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në ambiente të hapura, tarraca e oborre deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës si dhe nga 6 persona në tavolinë. Do të lejohet muzika gjatë organizimit të dasmave, në pajtim me protokollin adekuat, por jo edhe vallëzimi.”

Sipas MPB-së sanksionimet do të jenë aktive deri sa të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë dhe bëjnë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes për secilën masë anti kovid sepse toleranca ndaj tyre do të jetë zero.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 218 kundërvajtje për mos mbajtje të maskës në gjithë vendin. Ndërkaq, 27 persona janë gjobitur se kanë shkelur ndalesën e lëvizjes së lirë gjatë orës policore mbrëmë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit