1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nga Nada Dosti: Për Blushin që kërkon Hoxhë femër…po ka!

Më të lexuarat

“Sepse ti me islamofobi dukesh mbret! Me Islamofobi dukesh pasha! Pastaj, me islamofobi është dhe moda…”

Shkon një islamofob dhe vjen një tjetër..ndërrohen kështu stinët njëra pas tjetrës ..Por moda e islamofobisë nuk ikën kurrë!

Është gjithmonë në trend, si një aksesor as i lirë e as i shtrenjtë. Atë mund ta përdorin këmbëzbathurit por edhe zengjinët, injorantët analfabetë por edhe intelektualët të mirëarsimuar; prej atyre që kanë shkuar tek të shumtit, deri tek ata që u kanë mbijetuar shekujve.

Dikush e bën për pasion, por dikush tjetër e ka profesion. Ndër këta të fundit është njëri që këtë profesion të tij trendi e pati inauguruar para disa vitesh me të famshmin libër “Të jetosh në ishull”.

Teksa muslimanët festojnë të qetë në punë të tyre Bajramin, autori i librit në fjalë nxjerr një nga “xhevahiret” e tij të ndryshkura duke komentuar mbi gratë muslimane që kanë dalur të falen në sheshin e Tiranës. Shkrim me nota skizofrenie, ku harron dhe vetë se në fillim thotë tjetër gjë, pra se muslimanët shqiptarë i detyrojnë gratë të vishen, dhe në fund tjetër gjë, pra se këto gra e paskanë marrë vetë këtë vendim.

Të bësh islamofobi është art më vete, do strategji dhe metoda të zgjuara dhe ndër to është sharja e “islamit të keq”, duke e kundërvënë përballë një islami “të mire” dhe “modern”, kur ky i fundit i përshtatet më shumë oreksit të vetë islamofobibërësit.

Nuk ka islam të ri apo islam të vjetër, islam të mirë apo islam të keq, thjesht këto terma nuk bëjnë sens por janë fabrikime strategjike për t’iu rënë në qafë muslimamëve herë pas here.

Kështu, narrativa varëvitet nga “mizoritë” e kasaphaneve të kurbanit, shifrat marramendëse të shpenzuara për ritualin e Haxhit, deri tek rrezitja e grave muslimane në plazh apo “sfilata” e tyre fashioniste te sheshi.

“Hip se t’vrava, zbrit se t’vrava!”, nëse këto gra zgjedhin të rrijnë larg jetës publike janë të paintegruara, por nëse e mbajnë veten dhe marrin pjesë aktive në jetën publike janë moderne dhe instagramse. Pra gjithmonë tematikë debati, sepse gjithmon ka diçka që nuk shkon me to.

Gratë muslimane nuk janë pjesë e një komuniteti të ngurët dhe të izoluar, siç pretendon autori i shkrimit në fjalë. Ngurtësimi dhe izolimi ka ndodhur pikërisht nga paragjykimi dhe institucionalizimi i islamofobisë duke përjashtuar gratë me shami nga administrata shtetërore, si dhe nga arsimimi shtetëror.

Nga ana tjetër, gratë muslimane nuk kanë qenë kurrë “viktima të kollajshme shtëpiake” të Islamit, por të partriakalizmit, ndoshta dhe viktima të ideologjive që e kanë keqinterpretuar Islamin duke ia përshtatur natyrës fanatike të vetë shqiptarit.

Dhe arsyeja përse nuk ka hoxhë femëror, është shumë e thjeshtë: gruaja, dhe veçanërisht gruaja shqiptare i ka mjaftueshëm 700 mijë punë dhe obligime të tjera që edhe sikur ta klononte veten në 7 kopje duke endur pas punëve të papaguara por edhe ato të paguara nuk do i dilnin 24 orë dhe 7 ditë në javë për të marrë frymë. Detyrë/obligim/mision ky i hoxhllëkut të cilën Islami ia ka kursyer gruas së shkretë, por megjithatë ia ka lënë në zgjedhjen e saj nëse dëshiron të marrë përsipër misionin e thirrësës (davistes) gjë të cilën shumë gra muslimane, ndryshe të njohura si mualime apo teologe, e kryejnë me dinjitet; kush prej tyre të strukura në mektebet e tyre modeste apo nëpër xhamitë e lagjes, e kush prej tyre thirrëse instagramse. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit