1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nga Maqedonia ikin edhe pleqtë, shtëpive ju vendoset dryni

Më të lexuarat

Maqedonia cdo vit e më tepër ngelet me më pak qytetarë e vecanërisht me gjeneratën e re të cilët migrojnë jashtë vendit duke mos qenë të kënaqur me gjendjen ekonomike dhe financiate duke pasur problem me punësimin, nuk shohin prespektivë, ndiejnë pasiguri politike, partizimin e institucioneve etj.

Në vend nuk ka ndonjë numër zyrtar se sa banorë janë larguar nga vendi dhe nuk janë kthyer prapa pasiqë në vend nuk janë kordinuar të dhënat dhe informacionet mes ministrisë së brendëshme, të jashtme, doganave, agjencisë për punësim dhe ministrisë së punës dhe politikës sociale.

Sipas informacioneve cdo vit nga vendi ikin mijëra qytetarë për të gjetur punë jashtë. E pasiqë ne nuk kemi statistikën tonë, statistikat e Eurostatit tregojnë se nga 1998 deri më 2011 nga vendi kanë ikur 230 mijë qytetarë të cilët tashmë kanë regulluar statusin e tyre jashtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit