3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nga limoni, bëj një pije të ëmbël

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

Nga limoni, bëj një pije të ëmbël

Një burrë i urtë e shndërron humbjen në fitore, kurse një xhahil zemërlepur, e dyfishon fatkeqësinë..
I dërguari i Zotit a.s, u dëbua nga Meka dhe pasi u vendos në Medinë, ngriti shtetin e tij i cili ndryshoi rrjedhën e historisë.
Ahmed ibnu Hanbel u burgos dhe u fshikullua me kamxhik, gjë e cila e bëri lider të traditës profetike. Ibnu Tejmije u mbajt kushedi sa gjatë në burg, prej ku botoi dhe shkroi xhevahiret e dijeve të tij. Imam Serkhasij u la në fundin e një pusi të tharë, prej ku shkroi njëzet volume librin e tij të fikhut. Paraliza e Ibnu Ethirit, bëri që të shkruajë “Xhamiul Usul”, një ndër librat më të vyer të hadithit, si dhe librin e historisë “En-nihaje”. Dëbimi nga Bagdadi i Ibnul Xheuzit bëri që ai të perfeksionojë shtatë leximet e Kuranit. Malik ibnu Rejb u sëmur nga ethet e vdekjes, me ç’rast shkroi poezinë e tij të paharrueshme e cila është ekuivalente me të gjithë divanet poetike të dinastisë abasite. Ebu Dhuejb i vdiqën djemtë, me ç’rast shkroi elegjinë që u përhap në të katër anët, la pa mend njerëzinë dhe e duartrokiti historia.
Nëse të befason një fat i keq, gjithmonë shih nga ana e dritës së tij. Nëse dikush të ofron një gotë me lëng limoni të thartë, shtoji një lugë sheqer. Nëse të dhurohet një gjarpër, merri lëkurën e shtrenjtë dhe hidhe mënjanë pjesën tjetër. Nëse të pickon akrepi, dije se të rrit imunitetin ndaj helmit të gjarpërinjve.
Familjarizohu me kushtet e rënda, që të na nxjerrësh në dritë petalet e trëndafilit dhe jaseminës. Ku i dihet, mund ta urreni diçka, por që është në dobinë tuaj.
Para revolucionit të saj historik, Franca burgosi dy poetë dhe shkrimtarë të famshëm, njëri ishte optimist kurse tjetri pesimist. Kur hynë në qeli, të dy  rendën drejt dritares për të parë ç’bëhej jashtë. Optimisti ia hodhi sytë yjeve dhe qeshi. Kurse pesimisti ia hodhi sytë baltës së rrugëve dhe shpërtheu në të qara.
Të keqen shihe nga ana tjetër, pasi nuk ka të keqe absolute. Pas çdo të keqeje fshihet një e mirë, përfitim apo shpërblim.
 
Perktheu: Elmaz Fida
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit