3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nga Kanada në Australi, si përfunduan pamjet e grushtave në Kuvend në ballinat e mediave botërore

Më të lexuarat

Debate, akuza e në fund dhuna fizike shpërtheu gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ku u përfshinë deputetët e PDK-së dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Kjo përleshje u pasqyrua edhe në mediat ndërkombëtare, ku u raportua gjerë e gjatë rreth rrahjes në tempullin e demokracisë.

“Në video nga brenda parlamentit shihet një deputet i partisë opozitare duke i hedhur ujë Kurtit dhe deputetit të tij. Përleshja u përhap më pas kur ligjvënës të tjerë të opozitës dhe koalicionit qeverisës iu afruan podiumit ku janë ulur ministrat”, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Mediumi britanik, The Guardian në ballinë të saj kishte titullin “shpërthen sherri në Kuvendin e Kosovës pasi u hodh ujë në drejtim të kryeministrit”.

“Përleshje e madhe shpërtheu në parlament pasi ministri i opozitës i hedh ujë kryeministrit”, raporton televizioni Skynews.​

“Deputetët e Kosovës përleshen ndërsa kryeministri flet për zbutjen e tensioneve me serbët”, kështu i përshkruan ngjarjet e mbrëmshme Aljazeera.

“Kryeministri i Kosovës përmbytet me ujë, duke nxitur një sherr në parlament”, thotë mediumi kanadez cbc.

Gazeta e përditshme turke, Dailysabah shkruan se ligjvënësit e Kosovës përleshen në parlament.

Edhe në Australi u raportua për dhunën fizike në Parlamentin e Kosovës. Mediumi News.com.au thotë se përleshja shpërtheu pasi ishte lagur me ujë kryeministri.

Ndryshe Kuvendi dje ishe arenë e tensioneve të papara deri më tani./Telegrafi/. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit