Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nga Islami i mirë i njeriut është largimi nga ajo që nuk i intereson.” (Tirmidhiu)
“Islami i njeriut është dorëzimi i plotë tek Allahu i Madhëruar, në aspektin e jashtëm dhe të brendshëm. Në aspektin e brendshëm dorëzimi i tij është përmirësimi i besimit dhe i zemrës.
Dorëzimi në aspektin e jashtëm është përmirësimi i veprës së dukshne, pra, fjalët dhe veprat me gjymtyrë.
Njerëzit dallojnë në Islam ashtu siç dallojnë në format dhe fizionominë e tyre.
Nëse njerëzit dallojnë në Islam, atëherë ajo që e shton bukurinë e Islamit të njeriut është që ai të largohet nga ajo që nuk i intereson, ta lërë atë çështje që lidhet me fenë e tij apo me këtë botë. Vepro atë.që është e dobishme për ty, për fenë dhe dynjanë tënde, në të kundërtën lëre sepse lënia është më e rehatshme.
Mos ndërhy në çështjet e njerëzve nëse nuk të intereson.
Kjo është e kundërta e asaj që veprojnë disa njerëz sot. Ata kujdesen të zbulojnë fshehtësinë dhe problemet e të tjerëve.
Kur njeriut i intereson vetëm vetja, është rehat, i qetë, kurse ai që ndjek çështjet e të tjerëve do të lodhet shumë dhe do ta privojë veten nga mirësitë e shumta.
Bëje shprehi interesimin për vetveten, preokupimin me punët e tua, shiko atë që të bën dobi dhe veproje, largohu nga ajo që nuk ke dobi. Nëse vepron kështu do të arrish shumë të mira.
Njeriut të cilit i interesojnë vetëm punët e tij e sheh të prodhojë, të japë fryte dhe të fitojë. Ai është i qetë mendërisht, shpirtërisht dhe fizikisht, prandaj ky hadith llogaritet prej haditheve përmbledhëse të Profetit (salAllahu alejhi ue selem).
“Njeri i mençur është ai që e kontroll vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes.”
Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Komentimi i Rijadus-Salihin”