1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nga historitë e popujve me profetët e tyre

Më të lexuarat

Nga historitë e popujve me profetët e tyre

Allahu i madhëruar, kur tregon për Junusin -alejhi selam- dhe popullin e tij, thotë:
“Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin e t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit?! Ata kur besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe.” sure Junus: 98.

Ibn Kethiri, historiani i njohur i Islamit -Allahu e mëshiroftë-, në lidhje me këtë ngjarje, thotë:
“Ka thënë Ibn Mesudi, Muxhahidi, Said bin Xhubejri, Katade dhe shumë dijetarë prej të hershmëve dhe të mëvonshmëve se:
Kur largua Profeti nga mesi i tyre dhe ata u siguruan se do t’u zbriste dënimi, Allahu u lëshoi pendim e përkushtim në zemrat e tyre dhe ata u penduan për sjelljen e tyre me Profetin.
Atëherë ata veshën rroba të ashpra dhe ndanë mes kafshëve dhe të vegjëlve të tyre, pastaj iu drejtuan Allahut me lutje: bërtitën, u përulën, shprehën nevojat e tyre dhe qanë të gjithë së bashku: burra, gra, djem, vajza dhe nëna. Ndërkohë bagëtitë dhe kafshët pëllisnin: devetë dhe të vegjlit tyre, lopët dhe viçat e tyre, delet dhe qengjat e tyre. Ato ishin momente madhështore dhe prekëse.
 Atëherë Allahu i madhëruar me fuqinë dhe mëshirën e Tij ua largoi atyre dënimin i cili ishte dërguar për ta dhe u vërtit mbi kokat e tyre si nata e zezë ” shih Kasas El-Enbija: 387.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit