3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

NGA GJËRAT MË TË BUKURA QË KAM LEXUAR

Më të lexuarat

NGA GJËRAT MË TË BUKURA QË KAM LEXUAR

Sumeja … Jasiri … Hamza … Musabi … Saad bin Rebië (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) nuk e panë krenarin e Islamit dhe as fuqinë e tij, nuk i panë çlirimet e “Omerit ” as fitoret e “Halidit”, nuk e panë “Rebii bin Amirin” krenar me Islamin para ” mbretërve të Persisë”, ata nuk e panë Harun al-Rashidin kur i thoshte reve:
“Oj re, lësho shiun tënd ku të duash, sepse taksa jote do të më vijë nga çdo kund.
Ata e filluan rrugëtimin, mirëpo vdiqën që në fillim, nuk arritën të shohin shumë, nuk i korrën frytet e asaj që filluan.
Edhe ju mos prisni korrjen e fryteve të asaj që filluat, e rëndësishme është të merrni pjesë në këtë rrugëtim, edhe nëse vdisni në fillim ose në mes, asgjë nuk do t’ju dëmtojë!
Ndoshta do të jeni në mesin e atyre që Allahu thotë:
{Prej besimtarëve kishte burra që e çuan në vend besën e dhënë Allahut, disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) … }.
Ne e morëm këtë rrugëtim dhe shpresojmë që Allahu të na pranojë, qëllimi nuk është të arrihet në fund, por qëllimi është të vdesim në të, sepse Allahu është ruajtësi i fesë së Tij.
Le të rinovojmë qëllimin në çdo çështje, çdo ditë, çdo orë, madje edhe në çdo moment, sepse nuk dimë kur do të jetë fundi ynë.
Thotë Allahu { … nuk e di askush se çka do t’i ndodh nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend do të vdesë …}

Përktheu: hoxhë Hysni Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit