3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nga Brazili, në Bolivi e Kosta Rikë: Disa shpjegime në lidhje me emrat e vendeve të Amerikës latine

Më të lexuarat

Ndoshta një nga padrejtësitë më të mëdha të historisë është edhe kontinenti amerikan që nuk mban emrin e zbuluesit të tij, Kristofor Kolombit dhe në të kundërt është pagëzuar me emër komercial dhe kozmograf fiorentinas me merita mjaft polemizuese. Gjithsesi ajo që besohej të ishte India në të vërtetë ishte një botë e re. Amerigo Vespucci ndryshoi emrin e tij me Americo Vespucio. Përgjegjësia e pagëzimit ishte e një hartografi gjerman Martin Waldseemüller, autor i hartës së njohur “Universalis Cosmographia”, në të cilën pagëzoi këto toka si Amerika për nder të Vespucit; konkretisht e aplikoi tek ajo që sot është Amerika e Jugut. Ishte viti 1507 dhe ashtu si ndodhi me Kolombin, Ameriko nuk e shijoi famën e tij. sepse emri i tij u vonua të përgjithësohej. Disa shekuj më vonë, ëndrra e Simon Bolivarit për t’u emancipuar nga Spanja dhe për ta shndrruar Amerikën në një republikë të madhe që të grumbullonte të gjitha degët u ndesh me një realitet lokalist. U arrit pavarsia, por Amerika mbeti me shtete akoma më të vegjël dhe më pak të fuqishëm.nëse do të ishin bashkë. Secili adoptoi një emër te vetin të ndryshëm nga ai i dhënë nga spanjollët. Ja disa prej shpjegimeve:

Argjentina: vjen nga fjala argentum që në latinisht do të thotë para si dhe është vendosur pranë lumit “Rio de la Plata”, i njohur kështu sipas një legjende të Sierra de la Plata që indigjenët tupiguaranies u rrëfenin spanjollëve për një mal plot me një metal të çmuar. Për momentin besohet se i referoheshin kodrës së Potosit.

Bolivia: Potosi është saktësisht në Bolivi, emrin e të cilit kuptohet pse e mban të tillë për nder të Libertadorit, Simon Bolivar (edhe pse ai lindi në Venezuelën aktuale).

Brazil: portugezët e quajtën në shumë mënyra para këtij që mban sot, që besohet se vjen nga një lloj peme shumë të bollshme të asaj zone, druri brazilian që është një lloj druri i kuqërremtë, fjalë që identifikonte në mesjetë ngjyrën e purpurt të fenikasve.

Kolumbia: nëse Bolivari i dha një shteti emrin, nuk do të mbetej prapa edhe Kolombi që është adoptuar nga forma origjinale në italisht, Colombo. Do të ishte akronimi i ëndërruar i Bolivarit, Gran Colombia.

Kosta Rika: supozohet se ishte vetë Kolombi që e përcaktoi kështu kur mbërriti në brigjet e saj gjatë udhëtimit të tij të katërt, për shkak të pasurisë së bimësisë dhe të arit që përdornin indigjenët për t’u zbukuruar. Zyrtarisht figuronte në letra si Kartagjena e Re dhe Kosta Rika. Një teori tjetër thotë që është spanjolizimi i fjalës indigjene coquerrique.

Kuba: një fjalë e indigenëve tainë dhe do të thotë “aty ku toka pjellore tepron” ose “vendi i madh”.

Kili: edhe këtu është vendosur një emër autokton edhe pse me saktësi ka një kuptim si miell nga bregu tjetër, por mund t’i referohet të ftohtit, një lloj zogu, fundit të tokës…

Ekuadori: ky emër është i lehtë sepse i referohet linjës imagjinare që ndan globin në dy gjysma dhe që kalon pikërisht tek ky vend, afër Quitos.

Salvatori: aludohet për Jezu Krishtin edhe pse ka marrë nyjën para el, por ky shtet ishte i formuar nga bashkimi i dy territoreve; San Salvador dhe Sonsonate.

Guatemala: spanjolizimi i fjalës quauhtlemallan shërben për të përshkruar pyllin dhe nuk është në gjuhën maja, por në nahuatl që përdorën tlaxaltecas kur shoqëronin Pedro de Alvarado gjatë pushtimit të rajonit.

Hondurasi: besohet se i referohet thellësisë së ujit të bërë nga marinarët spanjollë kur udhëtonin përgjatë brigjeve të tij.

Meksika: një fjalë tjetër nahuatl që përshkruan aztekasit dhe që e quajtën kështu për nder të perëndisë të tyre, Mexitli, i quajtur edhe Huitzlipochtli.

Nikaragua: ndoshta vjen nga fjala nic-atl-nahuac ose nic anahuac i përdoruar nga aborigjenët për të përcaktuar shtrirjen e tokës së rrethuar nga uji. Një teori tjetër flet për Nikarao, zoti i niquiranos ose nahuas.

Panamaja: është emër kaq poetik sa edhe bollëku me peshq, apo edhe me flutura sipas versionit indigjen, por nuk mungojnë edhe të tjera që i referohen një peme.

Paraguaji: dihet se është një fjalë guarani, etnia që banonte në atë rajon, por domethënia e këtij emri nuk është i qartë. Pjesa më e madhe ka të bëjë me idenë e një lumi që shkon në det. Gjithashtu flitet edhe për një cacique të quajtur paraguaio që është në përputhje me sa më sipër.

Peru: fjala është quechau ose aymara. Atë që spanjollët adoptuan për Peru mund t’i referohet lumit Viru ose një cacique që zoti i tij ishte Biru. Më e këndshme është një anekdotë kur pushtuesit pyetën indigjenët se ku ndodhej mbretëria inkase ata u përgjigjën viru që do të thotë “nuk të kuptoj”.

Porto Riko: kjo është një fjalë spanjolle dhënë ishullit nga San Juan Bautista nga ku niseshin anijet e ngarkuara me thesare për në Spanjë.

Republika Domenikane: domenikanët që udhëtuan drejt ishullit i dhanë emrin e themeluesit të tij, Santo Domingo de Guzman edhe pse Bartolome Colon, vëllai i admiralit e kishte pagëzuar këtë vend ndoshta sepse e kishte zbuluar të dielën. Është quajtur Santo Domingo deri në shek XIX.

Uruguaji: ka kaluar përmes shumë emrave përshkak të proceseve të pavarsisë dhe e mori emrin aktual në 1918, sipas emrit homonim. Është një fjalë guarani domethënia është e paqartë. Prapashtesa tregon një lumë, por parashtesa është e dyshimtë; lumi uru (një lloj zogu) apo lumi urugua (kërmij)?

Venezuela: me këtë vend mbyllet cikli dhe kthehemi tek Ameriko Vespuci që kur doli me ekspeditën e Alonso de Ojeda, fiorentinasi pa disa palafite (banesa ujore) që i kujtonin Venecian dhe që prej këtëj vjen emri Venezuela, një shkurtim. / bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit