3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nga Behxhet JASHARI: “Bukur e thënë” (dedikuar Ziadin Selës)

Më të lexuarat

Bukur e thotë Zeadini (emër turko-arab), vërtet sllavëve dhe xhonturqve u pengon bashkimi i shqiptarëve. Por pak shpjegim: xhonturqit ishin ata që i çrregulluan Shtetet e Bashkuara Osmane (me këtë, edhe trojet unike të shqiptarëve/vilajetet), e që sollën okupimin e kolonizimin sllav.

Pra, xhonturqit edhe sot janë aktivë. Ata me çdo kusht dëshirojnë t’i rrënojnë marrëdhëniet turko-shqiptare (me një Turqi ku kemi afër katër milionë shqiptarë), madje u gëzuan kur filloi puçi kriminel terrorist verën e kaluar. Por këta xhonturq modernë, ashtu si edhe sllavët që i kemi përreth, menjëherë u dëshpëruan për shkak se dështoi puçi terrorist dhe antidemokratik, ndërsa demokratët dhe shqiptarët zemërgjerë dhe mikpritës të shumë vendeve në botë, njëlloj edhe në Maqedoni, u gëzuan për dështimin e këtij puçi në Turqi (sepse atje i kemi katër milionë shqiptarë). Për fat të keq, Zeadini (emër turko-arab), në një rast, në një televizion të Shqipërisë, i kritikoi shqiptarët pse qenkan gëzuar për dështimin e puçit në Turqi (që nëse do të ishte i suksesshëm do t’i vinte në rrezik dhe familjarët tanë, katër milionë shqiptarët, si dhe bizneset e tyre me Ballkanin, etj.). Sipas fjalëve të tij, ne nuk u dashka të interesohemi për ata katër milionë shqiptarë në Turqi, ndërsa sllavomaqedonasit të interesohen për 100 “nashinci vo Kanada”!

S’di a e keni të qartë: pra, ata që janë tashmë në krah të terrorizmit dhe rrymave antidemokratike, siç u deklaruan me rastin e puçit në Turqi, janë të njëjtë me terroristët xhonturq të periudhës së fundit osmane… Vërtet sllavëve dhe xhonturqve u pengon bashkimi i shqiptarëve, por fatkeqësi intelektuale është se këta analfabetë akoma nuk e kanë të qartë se çfarë ishte vërtet roli i xhonturqve, rol të cilin sot e luajnë këta që shtiren si demokratë e në anën tjetër përkrahin terrorizmin, vëllavrasjen, shkeljen e votës së lirë dhe kaosin në një shtet që është forcë e dytë në NATO, në një shtet me të cilin kemi bashkëpunim dhe lidhje historike, në një shtet ku vepruan shumë rilindas tanë shqiptarë…

Xhonturqit bashkëkohorë janë po këta që gjatë tërë fushatës e kritikonin partinë shqiptare në pushtet e më pas i përgjigjen ftesës së liderit “armik” dhe ulen me të për të biseduar se ç’duhet bërë më tej. Të ulesh me një lider që pas pesëmbëdhjetë viteve qeverisjeje deklaron se “duhet të fillojmë”, vërtet është mjerim dhe analfabetizëm politik.

Thuhet se burri lidhet për fjale, por, si duket, këtu nuk po ka as burra e as fjalë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit