2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nga ajri dhe nga deti: SHBA e Britani nisin sulmet mbi Jemen

Më të lexuarat

Bota nën ankth, zgjerohet zjarri i luftës në Lindjen e Mesme

Forcat amerikane dhe britanike kanë nisur sulme ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë, sipas informacioneve të publikuara nga BBC.

Sulmet kishin në shënjestër kryeqytetin Sana’a dhe bastionin e portit Houthi të Hudaydah në Detin e Kuq. Një zyrtar amerikan tha se sulmet u kryen nga avionë, anije dhe nëndetëse.

Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, kanë kryer sulme në Jemen në përgjigje të sulmeve të fundit të houthi-ve ndaj anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq. Biden theksoi se këto sulme kërcënonin personelin amerikan, detarët civilë, partnerët dhe tregtinë dhe lirinë e lundrimit.

“Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të houthi-ve ndaj anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq, duke përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori,” tha Biden, duke shtuar se SHBA nuk do të hezitonte të merrte më tej veprim nëse është e nevojshme për të mbrojtur njerëzit dhe lirinë në rrjedhën e tregtisë.

Si reagim, udhëheqësi i Houthit, Mohammed al-Bukhaiti, ka kërcënuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, duke thënë se ata “së shpejti do ta kuptojnë” se sulmet ndaj Jemenit janë “marrëzia më e madhe në historinë e tyre”. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite bëri thirrje për përmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit.

Sulmet kanë në shënjestër objektiva të ndryshëm, duke përfshirë kryeqytetin Sana’a, qytetet Saada, Zamar dhe provincën Al-Hudaida. Një zyrtar Houthi i quajti sulmet “agresion amerikano-sionist-britanik”, duke theksuar mbështetjen për Hamasin që lufton ofensivën izraelite në Gaza.

Huthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, synojnë rrugët e transportit detar në Detin e Kuq, duke kërcënuar tregtinë ndërkombëtare në rrugën kryesore midis Evropës dhe Azisë, e cila përbën rreth 15 për qind të trafikut të anijeve në botë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit