-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Nexhmedin Kalisi i përgjigjet priftit Sava Janjic

Më të lexuarat

Sava Janjic, që shërben në Manastirin e Deçanit, me çdo kusht 4 të arrestuarit për armëmbajtje pa leje, po dëshiron ti bënë terrorist, që kinse kanë lidhje me islamin radikal. Ai në momentin e arrestimit të tyre, i kishte quajtur terroristë, ndërsa Policia e Kosovës përmes një deklarata tha se të arrestuarit nuk kishin lidhje me terrorizëm, por ata janë arrestuar për shkak të armëmbajtjes pa leje.
Janjic, në postimin e tij të fundit lidhur me ata 4 personat e arrestuar është vënë në siklet nga kryeredaktori i KohaIslame, Nexhmedin Kalisi. Ai kishte postuar duke e bërë të madhe këtë punën e arrestimit duke thënë: “Personat e armatosur, të lidhur me islamikët, të arrestuar në 30 janar afër Manastirit i thanë gjykatës se ato po planifikonin të shkonin në kamp.”
Ndërsa Kalisi ia ka kthyer: “Mos u frikësoni, myslimanët e Kosovës kurrë nuk do të sulmojnë asnjë religjion dhe as ndonjë objekt religjioz. Serbët tuaj i kanë sulmuar myslimanët, mos të harrojmë 1998”.
Pas kësaj ka pasuar një koment nga një serb tjetër plotë urrejtje, ndërsa Sava Janjic ka bllokuar Nexhmedin Kalisin. E pse i iku përgjigjes ai e di vetë më mirë, por të jemi të sigurt se kjo gjuhë denigruese karshi myslimanëve të Kosovës, nuk i bënë mirë dhe nuk i ndihmon paqes e tolerancës ndërfetare./KohaIslame

Screenshot_69 Screenshot_70 Screenshot_71 Screenshot_72

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit