-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

New York Times zbulon dokumentet sekrete: ja si Kina po i ngujon ujgurët në kampe

Më të lexuarat

New York Times publikoi dokumente të klasifikuara që tregojnë se si Kina po detyron grupin e pakicave muslimane ujgure që të zhvendosen në kampe. Thuhet aty se zyrtarët kinezë duhet të komunikojnë me fëmijët, prindërit e të cilëve u morën, dhe se në këtë projekt famëkeq ishte përfshirë vetë Presidenti Xi Jinping.

Xi ndikoi që partia të përdorë “diktaturat” për të zhvendosur miliona grupe minoritare ujgure në kampe në Kinën perëndimore, duke përmendur luftën e SHBA kundër terrorit pas sulmeve të 11 shtatorit si një shembull se si të kufizojnë liritë civile.

Fjalimet Xi të cituara në dokumente tregojnë obsesionin e tij me terrorizmin e pretenduar.

Uigurët dhe grupet e tjera minoritare përbëjnë miliona të popullsisë në Kinën rurale perëndimore, e cila kufizohet me Pakistanin dhe Afganistanin, ku myslimanët janë popullsia me shumicë.

New York Times publikoi një skenar ku përshkruheshin udhëzimet për zyrtarët kinezë se si të bisedonin me nxënësit që ktheheshin në shtëpi nga kolegji, për t’u zbuluar atyre se familjet e tyre ishin të zhvendosura.

Sipas dokumenteve, atyre duhet t’u thuhet që anëtarët e familjes së tyre nuk janë kriminelë por nuk mund të largohen nga kampet, dhe, nëse nxënësit krijojnë probleme për shkak të kësaj, qëndrimi i tyre në kampe mund të zgjatet.

“Jam i sigurt që do t’i mbështesni ata, sepse kjo është për të mirën e tyre dhe gjithashtu për të mirën tuaj”, është fraza që duhet t’u thuhet.

Zyrtarët gjithashtu pretenduan se situata në kampe ishte më e mirë sesa në shtëpi, dhe u thanë anëtarëve të familjeve dhe fëmijëve të tyre se “shkollimi i tyre ishte falas siç ishin kostot e tyre të ushqimit dhe akomodimit”.

Nuk dihet se sa njerëz mbahen në kampe. Grupet aktiviste thonë se ka të paktën 465 kampe.

Kampet kanë përdorime të ndryshme: disa janë punee disa janë burgje. Ish-të burgosur thonë që autoritetet kanë kryer eksperimente mjekësore mbi ta dhe i kanë detyruan të këndojnë këngë propagandistike për të marrë ushqim. Ndërsa gratë sipas tyre, edhe janë dhunuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit