1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

New York Times publikon faktin e rrallë: një e treta e viktimave në Nice ishin muslimanë!

Më të lexuarat

“Para pesë ditësh, një shofer kamioni hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices, duke vrarë kështu 84 vetë, por tyre del se një e treta e viktimave të jenë muslimanë”, ka deklaruar kryetari i një shoqate rajonale islame.

Kawthar Ben Salem, zëdhënës i Unionit të Muslimanëve të Alpes-Maritimes, ka thënë se janë mbajtur ceremoni varrimi për së paku 30 myslimanë, të gjithë të vrarë gjatë sulmit në Nice, përfshirë burra, gra dhe fëmijë.

Zyra e Prokurorit në Paris, e cila merret me hetimet për terrorizëm, tha të martën se të gjithë 84 viktimat e vrarë gjatë sulmit janë identifikuar, duke thënë se numri i muslimanëve të vrarë madje mund të jetë edhe më i lartë. Numri i të lënduarve po ashtu është rritur në 38 vetë.

Rreth 120,000 njerëz të Alpes-Maritimes vijnë nga Magribi, përfshirë Algjerinë, Tunizinë dhe Marokon, shumica prej tyre muslimanë, por ka ka prej tyre që janë edhe hebrenj dhe të krishterë, sipas vlerësimeve të bëra nga shoqatat lokale.

Nice po ashtu është destinacion edhe për muslimanët nga Senegali dhe vendet tjera të Afrikës Perëndimore ku flitet gjuha frenge, por po ashtu ekziston një numër i konsiderueshëm edhe i komunitetit të muslimanëve të ardhur nga ishujt Comors.

“Ne shpresojmë se kjo informatë dërgon një mesazh global, se barbaria prek gjithë botën dhe se njerëzit këtu, viktimat, nuk janë prej atyre që kryejnë krime në Siri dhe Irak”, ka thënë znj. Ben Salem, e cila pranon se komunitetin musliman ndihet i frikësuar se aktet e dhunës mund të drejtohen në adresë të tyre.

Të paktën 10 fëmijë dhe adoleshentë janë vrarë gjatë sulmit, “por për shkakun se Lahouaiej Bouhlel është identifikuar si musliman”, thotë ajo, “shumë njerëz nuk e shohin faktin se mes fëmijëve të tjerë të vrarë, janë edhe fëmijë muslimanë.

“Ka aq shumë njerëz që frektuentojnë këtë pjesë të qytetit në raste të festave, të çdo race, ngjyre dhe çdo feje”, thotë Jamouli, i cili ka në pronësi një restoran maroken vetëm një bllok larg nga vendi ku ka ngjarë sulmi. “Terrori në thelb synon gjithë shoqërinë pa dallim, dhe lirinë e saj”.

Njerëz nga 13 vende kanë humbur jetën e tyre, sipas raporteve të mbledhura nga Ministritë e Jashtme në mbarë botën, përfshirë shtetas nga Estonia, Franca, Gjermania, Rusia, Zvicra, Tunizia dhe SHBA.

Për muslimanët e vdekur, shoqata islame do të kryejë ritualin e pastrimit dhe të faljes së namazit të xhenazes. Varësisht nga dëshira e familjarëve pastaj, trupat do të varrosen ose në Nice ose të kthehen në vendet prej nga vijnë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit