27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

New York, shënohet 52 vjetori i vdekjes të Malcolm X

Më të lexuarat

“Po të ishte ai gjallë sot, sërish nuk do të ishte i kënaqur me situatën, sepse afro-amerikanët dhe emigrantët përsëri po përballen me diskriminim dhe probleme”, tha Rogers

NEW YORK (AA) – Në New York mbrëmë u organizua një takim për të shënuar 52 vjetorin e vdekjes së Malcolm Little, i njohur si Malcolm X, luftëtarit për të drejtat e njeriut të afro-amerikanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Admiruesit e figurës dhe veprës së Malcolm X mbrëmë u mblodhën para varrit të aktivistit dhe bënë homazhe duke vendosur lule dhe duke bërë lutje.

Aktivistja nga Britania e Madhe, Shantyl Rogers tha se emri i Malcolm X për të është sinonim i lirisë dhe të drejtave të njeriut.

“Ai ishte i detyruar të luftojë për të drejtat e afro-amerikanëve në SHBA. Po të ishte ai gjallë sot, sërish nuk do të ishte i kënaqur me situatën, sepse afro-amerikanët dhe emigrantët përsëri po përballen me diskriminim dhe probleme. Në mes njerëzve duhet të ketë dashuri, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, ky ishte mesazhi i Malcolm-it”, tha Rogers.

Punonjësi i ndërtimtarisë Saadiq Abdul Qadir theksoi se Malcolm X është simbol i luftës për të drejtat shoqërore dhe jo interesave dhe famës personale.

“Po të ishte gjallë sot, sërish do të udhëhiqte luftën e njëjtë. Ai nuk mendonte vetëm në nivel lokal, por globalisht. Ne sot, duhet të veprojë ashtu për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar. Ai ishte dhe mbetet frymëzim për njerëzit që luftojnë për drejtësi dhe liri. Ai ndryshoi veten dhe shoqërinë rreth tij dhe neve sot na duhet diçka e tillë me përmasa të ngjashme siç ishte në kohën e tij”, tha Abdul Qadir.

Po ashtu edhe artisti Kev Lawrence tha se kishte ardhur për të nderuar njeriun i cili ka futur në borxh të madh botën.

Malcolm X u lind në Nebraska më 19 maj, 1925. Në fëmijërinë e hershme, babain ia vrasin racistët e bardhë, sepse ishte anëtar i shoqatës për përmirësimin e jetës së afro-amerikanëve. Vdekja e tij u përshkrua si aksident edhe pse koka e tij ishte e ndarë nga trupi. Pasi që nëna e Malcolm-it pas vdekjes së burrit nuk mundi të bëjë më shumë, për të janë kujdesur vëllai i madh dhe motra. Malcolm filloi jetën e një krimineli të vogël. Në moshën 12 vjeçare u vendos në jetimoren në Michigan.

Në moshën 17 vjeçare u lirua nga jetimorja. Pastaj u punësua në një tren pasagjerësh, si larës i enëve. Kur Malcolm fitoi para të mjaftueshme, ai u shpërngul në New York tek të afërmit. Pas një kohe të shkurtër u bë një nga banditët më të rrezikshëm në rrugët e Harlemit. Kështu në vitin 1941 u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg për vjedhje. Ai është marrë me vjedhe për të siguruar para për drogë. Në vitin 1952 lirohet nga burgu dhe pas një kohe u bashkua me Lëvizjen Kombit Islam (Nation of Islam).

Menjëherë pasi u bë anëtar i Kombit Islam ndryshoi mbiemrin në X. Këtë e bëri në nder të paraardhësve të tij të panjohur afrikan, të cilët u sollën në Amerikë si fuqi punëtore skllave. Pas kësaj, udhëtoi për në Haxh, në qytetin e shenjtë të muslimanëve në Mekë. Pas kthimit në SHBA hodhi poshtë idenë se të gjithë njerëzit e bardhë janë djajë dhe më vonë themeloi organizatën e quajtur Organizata e Unitetit Afro-Amerikan. Pas themelimit të organizatës Malcolm X ndërroi emrin në El-Haxh Malik El-Shabbazz.

Malcolm u vra në vitin 1965 derisa po mbante një fjalim në New York, në të cilën e kritikonte Elia Muhamedin. Malcolm u vra nga tre njerëz të cilët dyshohet se ishin anëtarë të Kombit Islam. Që të tre u dënuan dhe u burgosën.

Malcolm X mbahet mend si udhëheqës në mesin e muslimanëve në SHBA në atë kohë, luftëtarë për të drejtat e njeriut dhe një nga afro-amerikanët më me ndikim. Ishte kritiku më i madh i Amerkiës së “bardhë” dhe krimeve të tyre të kryera kundër amerikanëve me ngjyrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit