Hebrenjtë ortodoksë në New York kanë dënuar politikat e ndjekura nga administrata izraelite.
Qindra hebrenj ortodoksë organizuan një marshim proteste për të dënuar sulmet e Izraelit ndaj tyre dhe për t’i mbështetur ata.
Protestuesit që kalonin Urën e Brooklyn shfaqën një banderolë ku shkruhej “Anti-Sionizmi nuk është antisemitizëm” dhe bërtisnin parrulla “Shteti i Izraelit nuk përfaqëson hebrenj”, njoftoi Anatolia.
Midis të mbledhurve ishte udhëheqësi i komunitetit ortodoks hebre, rabin Herschel Klar.
Ai tha se tensionet midis Izraelit dhe Palestinës kohët e fundit janë reflektuar në komunitetin e tyre.
“Ashtë një besim i zakonshëm që të gjithë hebrenjtë mbështesin shtetin e Izraelit, por nuk është kështu. Komuniteti ynë është kundër Izraelit dhe dënon luftërat e tij,” tha Klar. /tesheshi.com/