0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

New York, hebrenjtë ortodoksë protestojnë kundër Izraelit

Më të lexuarat

Hebrenjtë ortodoksë në New York të SHBA-së protestuan kundër qeverisë dhe politikave të Izraelit.

Qindra hebrenj ortodoksë marshuan në New York për të mbështetur palestinezët dhe për të dënuar sulmet e Izraelit kundër palestinezëve.

Protestuesit me pankartat me mbishkrimin “Antisionizmi nuk është antisemitizëm” marshuan në urën Brooklyn duke hedhur sloganet “Shteti izraelit nuk përfaqëson hebrenjtë”.

Rabini Hershel Klar një prej liderëve të komunitetit ortodoks hebre, në një deklaratë tha se tensioni i përjetuar kohët e fundit mes Izraelit dhe Palestinës ka reflektuar edhe mbi komunitetin e tyre. “Mendohet se të gjithë hebrenjtë mbështesin shtetin e Izraelit por në të vërtetë nuk është kjo situata. Shoqëria jonë është kundër Izraelit dhe i dënon luftërat e tij”, tha Klar./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit