Në tri xhami në lagjen Astoria në Queens, ku shumica e popullsisë përbëhet nga muslimanë me origjinë shqiptare, boshnjake dhe arabe, zëri i ezanit mund të dëgjohej nga jashtë
Me fillimin e muajit të Ramazanit, për herë të parë filloi të thirret ezani nga altoparlantët në xhamitë në New York, raporton Anadolu.
Në tri xhami në lagjen Astoria në Queens, ku shumica e popullsisë përbëhet nga muslimanë me origjinë shqiptare, boshnjake dhe arabe, zëri i ezanit mund të dëgjohej nga jashtë.
Muslimanët që dëgjuan thirrjen për namaz pranë Qendrës Islame Astoria, Dar Al-Dawah Masjid dhe Xhamisë Al-Iman, u dyndën për t’u falur.