3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Nevoja jonë për Zotin

Më të lexuarat

Nevoja jonë për Zotin

Mund të jesh nga njerëzit më të pasur, më të pushtetshëm e më të ditur, por përsëri ti je në statusin e nevojtarit për Zotin tënd dhe ky është realiteti i besimtarit.
Të gjithe ne, pa përjashtim kemi nevojë për Allahun për ekzistencën tonë, dhe vazhdimësinë e saj, për furnizim dhe plotësim të nevojave tona, në çdo gjendje, në këmbë, ulur dhe shtrirë dhe në çdo gjë: kur ecën në këmbë dhe realizon nevojat e tua pa ndihmën e askujt, kur fle dhe zgjohesh, kur sheh dhe dëgjon, kur flet dhe mendon. Në të gjitha këto ti ke nevojë për Allahun, e nëse e kupton këtë, atëherë bëhesh nga njerëzit më të afërt të Tij, ndërsa mendjemadhësia dhe vetlavdërimi i vetes duke thënë për çdo gjë që ke: “Unë” është hapi i parë i përuljes dhe nëncmimit.

Shejtani tha: “Unë jam më mirë se ai (njeriu)” (El Araf: 12) dhe Allahu e shkatërroi.
Faraoni mohues tha: “ A nuk më përket mua sundimi i Egjiptit!” (Ez Zuhruf: 51) dhe Allahu e shkatërroi.
Populli i Belkisës tha: “Ne jemi shumë të fortë dhe luftëtarë të guximshëm” (En Neml: 33) dhe Allahu i shkatërroi.
Karuni i pasur tha: “Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime” (El kasas: 78) dhe Allahu e shkatërroi.

Pra nevoja për Allahun është përulja jonë ndaj Tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit