2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Netanyahu: Në rast të ndonjë marrëveshjeje të paqes Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i Izraelit

Më të lexuarat

Kryeministri izraelit, Netanyahu mbajti një fjalim gjatë ceremonisë gala të organizuar me rastin e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem.

 

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu bëri të ditur që në rast të ndonjë marrëveshjeje të paqes, “Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i Izraelit”.

Kryeministri izraelit, Netanyahu mbajti një fjalim gjatë ceremonisë gala të organizuar me rastin e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem.

Duke e falënderuar Presidentin e ShBA-së, Donald Trump për vendimin në fjalë, Netanyahu tha se ky vendim ka forcuar si kurrë më parë aleancën mes Izraelit dhe ShBA-së.

Netanyahu u bëri thirrje edhe diplomatëve të Austrisë dhe Rumanisë, të cilët ishin pjesëmarrës në gala, ku morën pjesë diplomatët e 32 shteteve, që ti zhvendosin ambasadat e tyre në Jerusalem duke shtuar se “kjo do të lehtësojë procesin e paqes”.

Kreu i qeverisë izraelite pretendoi se Jerushalajm (Jerusalemi në gjuhën hebreje) është “kryeqyteti mijëvjeçar” i hebrenjve dhe “kryeqyteti i Izraelit për një kohë të gjatë”, ndërsa shtoi se “Në rast të ndonjë marrëveshjeje të paqes Jersualemi do të mbetet kryeqyteti i Izraelit”.

Ai gjatë fjalimit të mbajtur gjithashtu shprehu kënaqësinë nga tërheqja e ShBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit