0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Netanyahu kundër forcave ndërkombëtare në kufirin Gaza-Egjipt

Më të lexuarat

Kryeministri izraelit ka hedhur poshtë pretendimet se ai ka konsideruar vendosjen e forcës ndërkombëtare në Korridorin e Filadelfit në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë lajmin për vendosjen e forcës ndërkombëtare në Korridorin e Filadelfit në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra për media e kryeministrisë izraelite është njoftuar lidhur me lajmin se Netanyahu po shqyrton vendosjen e forcës ndërkombëtare në Korridorin e Filadelfit.

Në shkresë mbrohet ideja se lajmi në fjalë është “gënjeshtër” dhe vihet theksi se Netanyahu nuk do të heqë dorë në pushtimin e Korridorit të Filadelfit nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite më 6 maj filloi sulmin e saj tokësor ndaj rajonit Rafah të Gazës që ndodhet në kufi me Egjiptin dhe pushtoi Korridorin e Filadelfit.

Para negociatave për shkëmbimin e pengjeve, Netanyahu vendosi kushtin që ushtria izraelite të vazhdojë pushtimit e Korridorit të Filadelfit.

Në lajmet e paraqitura në media u tha se një delegacion nga Izraeli qëndroi dje në Kajro për të diskutuar me zyrtarë egjiptianë dhe amerikanë për rihapjen e Korridorit të Filadelfit dhe të pikës kufitare Rafah.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit