0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet në Gaza pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm të propozuar

Më të lexuarat

“Ne jemi në luftë dhe lufta do të vazhdojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet tona”, tha Netanyahu para një takimi të kabinetit për të diskutuar marrëveshjen e propozuar për pengjet dhe për armëpushimin 4-ditor me Hamasin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë sulmet në Rripin e Gazës pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm të propozuar, transmeton Anadolu.

“Ne jemi në luftë dhe lufta do të vazhdojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet tona”, tha Netanyahu në një fjalim para një takimi të kabinetit për të diskutuar marrëveshjen e propozuar për pengjet dhe për armëpushimin 4-ditor me grupin palestinez Hamas me bazë në Gaza.

“Përpara nesh është një vendim i vështirë, por i duhuri”, tha Netanyahu për marrëveshjen, e cila përfshin shkëmbimin e 50 izraelitëve të mbajtur nga Hamasi në këmbim të 150 palestinezëve në burgjet izraelite.

“Ne nuk do të pushtojmë derisa të kthehen të gjithë. Lufta ka faza dhe kthimi i pengjeve do të ketë faza”, theksoi ai.

Besohet se Hamasi mban të paktën 239 izraelitë pas një sulmi ndërkufitar më 7 tetor.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Së fundmi, autoritetet në Gaza njoftuan se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në enklavën e rrethuar që nga 7 tetori është rritur në mbi 14.128, përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra.

Ndërkohë, numri zyrtar i vdekjeve izraelite është rreth 1.200.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit