1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Netanyahu dështon të formojë qeverinë

Më të lexuarat

Presidenti izraelit Reuven Rivlin tha se do të kontaktojë të mërkurën partitë parlamentare në lidhje me procesin e formimit të një qeverie, pas skadimit të një periudhe 28-ditore, gjatë së cilës Kryeministri Benjamin Netanjahu nuk ishte në gjendje të siguronte një koalicion qeverisës.

Dështimi i z. Netanjahut e rikthen procesin sërish tek Presidenti Rivlin, i cili pritet që në ditët në vijim t’i japë një prej kundërshtarëve të zotit Netanjahu mundësinë për të formuar qeverinë.

Mes kandidatëve të mundshëm janë Yair Lapid, partia e të cilit Yesh Atid, një formacion politik i qendrës, doli e dyta në zgjedhjet e muajit mars, pas partisë së krahut të djathtë Likud, të z. Netanjahu, si dhe Naftali Bennett, kreu i partisë së vogël fetaro-nacionaliste, Yamina.

Por Presidenti Rivlin gjithashtu mund t’i kërkojë parlamentit të zgjedhë një prej anëtarëve të tij për postin e kryeministrit.

Më 23 mars asnjë parti nuk arriti të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin prej 120 anëtarësh, çka bën të domosdoshëm krijimin e një koalicioni qeverisës. Këto ishin zgjedhjet e katërta në Izrael në më pak se dy vjet.

71-vjeçari Benjamin Netanjahu ka qenë kryeministër që nga viti 2009 pasi ushtroi të njëjtën detyre për tre vite, në 1990. Ai ka bërë përpjekje të forta për të qëndruar në pushtet gjatë dy viteve të fundit, mes ngërçit politik për shkak të zgjedhjeve që nuk kanë nxjerrë një fitues të qartë.

Aktualisht ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor nën akuza për korrupsion, të cilat ai i ka hedhur poshtë. /voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit