1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Netanjahu: Ezani shkakton “zhurmë të padurueshme”

Më të lexuarat

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se ezani ka dhunuar ligjet e brendshme të shtetit Izraelit, duke qenë se ka shkaktuar, siç e cilësoi ai, “një zhurmë të padurueshme”.

Gjatë një mbledhjeje me bllokun Likud në Knesset, Netanyahu u shpreh se komunitetet arabe duhet t’u binden ligjeve të vendit dhe të përmbushin detyrimet e tyre ndaj shoqërisë.

“Nuk jemi përgatitur të pranojmë dy shtetet të Izraelit: njëri që përfshin zbatimin e ligjit për një pjesë të madhe të qytetarëve dhe një tjetër me njerëz që iu shmangen këtyre rregullave e ligjeve”, tha Netanyahu.

Sipas tij, nuk ka tekste fetare që lejon shqetësimin e njerëzve nëpërmjet zërit të lartë.

Por ai iu turr dhe poligamisë, e praktikuar kjo në komunitetet arabe, duke shtuar se “organizatat e të drejtave të grave heshtin ndaj këtyre praktikave”./tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit