3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nesër vazhdojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, Putin akoma refuzon takimin me Zelenskyn

Më të lexuarat

Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë do të duhej të rifillonin më 1 prill, ka njoftuar David Arakhamia nga ekipi negociator i Ukrainës.

Në një kumtesë të publikuar që është cituar nga Reuters, Arakhamia ka thënë se Ukraina ka propozuar që të takohen liderët e dy vendeve, por Rusia ka refuzuar një propozim të tillë – duke theksuar se duhet bërë më shumë punë, transmeton Telegrafi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërkohë i ka karakterizuar bisedimet si “vetëm fjalë boshe pa ndonjë gjë konkrete”, e një vlerësim të ngjashëm e ka dhënë edhe pala ruse.

Kujtojmë që delegacioni nga Kievi dhe ai nga Moska, janë takuar gjatë të martës në Stamboll ku kanë diskutuar për tri orë.

Ukraina pati njoftuar se ka propozuar të jetë shtet neutrale – pra pa synim për anëtarësim në NATO, në këmbim të një garancie për siguri nga shtetet perëndimore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit