Portali “Ohridsky” jep detaje lidhur me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës. Sipas Sasho Denesoski, “bomba” për “Monstrën” do të publikohet nesër dhe ky publikim do të sjellë fundin e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.
“Zaev paralajmëroi 102 bomba prej të cilave, vetëm njëra që do të publikohet të mërkurën, e vërteta për masakrën te liqeni i Smillkovës, dashtë e padashtë, do të kontribojë që Maqedonia të mos jetë e njëjta prej asaj dite”, shkruan Denesoski.
Ai hedh dyshime lidhur me mënyrën e vrasjes së të rinjve maqedonas, madje lë të kuptohet se të njëjtit janë vrarë në vend tjetër dhe jo në Smilkovë.
“Pas kësaj ‘bombe’ do të bëhet më se e qartë se kush e dha urdhrin, ku janë vrarë fëmijët, si është vrarë roja te liqeni i Smillkovës, informata rreth veturës së famshme të gjetur jo larg nga vendi i krimit, të cilën sipas informatave më parë e kanë përdorur njësitë speciale Alfa dhe të tjerë”, vijon shkrimi i Denesoskit.
Sasho Denesoski njihet si gazetar i guximshëm që me deklarata e tij ka akuzuar disa herë qeverinë për skandale të ndryshme. Kohë më parë ai pyeti publikisht ish-ministren e brendshme Jankullovska, se si 500 kilogramë kokaine të konfiskuara, përfunduan në tregun e Strugës, si pasojë e të cilës dolën milionerë të rinj në atë rajon./gazetaexores/.kohaislame