Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon sipas kalendarit shkollor, të hënën më 15 janar 2018.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysëmvjetorit të dytë.
Ai gjithashtu uron që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie./tg