2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nesër është një ditë kritike për Jerusalemin, zemra e Palestinës dhe kauzës palestineze

Më të lexuarat

Jerusalemi, zemra e Palestinës dhe kauzës palestineze, që u pushtua një shekull më parë nga anglezët, përgatitet për ditën më të vështirë të historisë.

 

Jerusalemi, zemra e Palestinës dhe kauzës palestineze, që u pushtua një shekull më parë nga anglezët, përgatitet për ditën më të vështirë të historisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të transferojnë zyrtarisht ambasadën e tyre në Izrael në Jerusalem.

Kështu që përpjekjet e jashtëligjshme dhe çnjerëzore, që Izraeli ndërmerr prej vitesh për ta bërë çifutëzuar Jerusalemin, do të marrin një dimension të ri.

Qeveria e Tel-Avivit së bashku me transferimin e ambasadës amerikane në Jerusalem shpreson të hapë portën e “legjimitetit ndërkombëtar” të pushtimit në qytet.

Në inaugurimin e ambasadës amerikane me një ceremoni, që do të zhvillohet në ditën që palestinezët e quajnë Nekbe (Tragjedia e Madhe), Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë me anë të telekonferencës.

Tabela që tregon adresën e ambasadës amerikane në Jerusalem u vendos personalisht nga Kryetari izraelit i Bashkisë, Nir Barakat.

Ndërkohë që nga ana e Izraelit ndjehet atmosfera e një feste, palestinezët, që janë të zotët e vërtetë të qytetit, përjetojnë një zhgënjim i madh.

Por palestinezët përgatiten të zhvillojnë nesër një protestë paqësore për të reaguar ndaj atyre që po përjetohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit