6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Neser dita e amnistisë hyjnore pêr njerëzit që agjërojnë

Më të lexuarat

Dita Arafatit eshte dita e plotesimit të fesë sonë madhështore.

Nëse Nata e Kadrit është nata më e mirë e vitit si fillimi i zbritjes se shpaljjes hyjnore Kuranit, dita e Arafatit është dita me e mire e vitit sepse eshte dita e persosjes se shpalljes fese Islame. Dita e Xhumasë është dita më e mirë e javës sepse ne kete dite u krijua Ademi a.s.

Nga Umer b. Hattabi r.a transmetohe se një hebre i ka thënë (Umerit):
“O kryetar i besimtarëve! Në Librin tuaj (në Kur’an) ka një ajet të cilin ju e lexoni. Po të na ishte shpallur ai ajet neve, hebrenjve, ne atë ditë do ta shpallnim ditë feste.’ ‘Cili është ai ajet’ – e pyeti Umeri. “…Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin fe…” (El Maideh: 3). – u përgjigj ai.

’Ne, vërtet e dimë edhe ditën edhe vendin kur i është shpallur Pejgamberit s.a.v.s., e ajo është dita e premte, derisa qëndronte në Arafat.’ – tha Umeri.”(Buhari -Muslimi)

Profeti a.s ka thene:
Agjërimi i Ditës së Arafatit perllogaritet tek Allahu ti shlyeje mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që pason (Muslimi)

/xh.stafa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit