3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nëse vritni 10 milionë afrikanë, ju nuk quheni “Hitler

Më të lexuarat

Autor: Liam O’Ceallaigh

Shikoni mirë fotografinë. A e njihni atë?
Shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar rreth tij. Por do të duhej.
Kur e shikoni fytyrën e tij apo dëgjoni emrin e tij, ju duhet të keni një ndjenjë të keqe në stomakun tuaj, njëlloj sikur gjatë përmendjes së Musolinit apo Hitlerit. Ky njeri vrau mbi 10 milionë njerëz në Kongo.
Emri i tij është Leopoldi II i Belgjikës.

Ai “posedonte” Kongon gjatë mbretërimit të tij si monark kushtetues i Belgjikës.
Pas disa dështimeve kolonizuese në Azi dhe Afrikë, ai u vendos në Kongo. Ai “e bleu” dhe robëroi popullin e Kongos, duke e kthyer të gjithë vendin në një plantacion personal .
Ai maskoi transaksionet e biznesit të tij nën flamurin e Shoqatës Ndërkombëtare të Afrikës si “filantropike” dhe përpjekje “shkencore”. Ai përdori punën e tyre si skllevër për nxjerrjen e burimeve kongoleze. Mbretërimi i tij u zbatua përmes kampeve të punës, gjymtimeve trupore, ekzekutimeve, torturave, dhe si ushtri e tij private.

Me siguri që shumica prej neve, këtë gjë nuk e kanë mësuar në shkollë dhe as nuk e kanë dëgjuar nga mediet. Ai gjithashtu nuk është pjesë e tregimeve të përsëritura kur bëhet fjalë për shtypjen (e cila përfshinë gjëra të tilla si holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore).
Kur ne mësojmë për Afrikën, mësojmë për një Egjipt të karikatizuar, rreth epidemisë së HIV (por kurrë për shkaqet e saj), për efektet sipërfaqësore të tregtisë me skllevër, dhe ndoshta për aparteidin në Afrikën e Jugut (e cila natyrisht tani është pas nesh). Ne gjithashtu shohim shumë foto të fëmijëve që vuajnë, ne shohim kafshët në safari, ne shohim fotografitë e shkretëtirave në filma. Por ne nuk mësojnë në lidhje me Luftën e Madhe afrikane apo sundimin e terroristit Leopold gjatë gjenocidit të popullit kongolez. Nuk kemi mësuar rreth asaj çfarë bënë Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Afganistan, duke vrarë 5-7 milionë njerëz nga bombat, sanksionet, sëmundjet dhe uria…

Ekziston një faqe në Wikipedia që quhet “Gjenocidet përmes historisë”. Gjenocidi mbi popullin kongolez nuk përfshihet aty. Ajo që sot emërtohet Republika Demokratike e Kongos është referencë e Luftës së Dytë Kongoleze (e quajtur gjithashtu edhe Lufta Botërore e Afrikës apo Lufta e Madhe e Afrikës). Tregimet që përkrahin supremacinë e të bardhëve mbi popullatën subhumane Afrikane janë të lejuara të përfshihen në histori.
Leopoldi ishte vetëm një pjesë e mijëra gjërave që ndihmuan të ndërtohet supremacia e të bardhëve, si në aspektin ideologjik ashtu edhe material. Normalisht, që nuk pretendoj t’ia përshkruaj të gjitha atij, ai posedonte gjeneralë, ushtarë dhe menaxhues të aktiviteteve të tija. Dhe, meqë nuk flitet rreth asaj që i bëri kapitalizmi Afrikës, privilegjet që pasanikët e bardhë i arritën përmes gjenocidit kongolez fshihen.
Viktimat e imperializmit, si zakonisht janë të padukshme.

Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit