3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nëse urrejtja e shqiptarëve katolik ndaj shqiptarëve musliman është si shkëmbim i dashurisë ndaj serbëve të krishterë

Më të lexuarat

Arianit Sllamniku

Kjo temë aspak e këndëshme e aq më pak e befasishme, që të filloj të gërmoj më shumë më shtyu retorika e priftit të kishës katolike shqiptare don Anton Kqirës në Shtetet e bashkuara të Amerikës para shqiptarëve të krishter se “…Millosheviqi ka qenë dashur të vrasë edhe më shumë qej (shumësi i qenit, e që prifti i apostrofonte shqiptarët musliman të Kosovës)…”, e pak më shumë këto ditë pasiqë doli një komunikim në mediat sociale i sekretarit apo kancelarit të kishës katolike me seli në Prishtinë, don shan Zefit i cili komunikim fare nuk ishte me i butë se sa ai i don Anton Kqirës, e pasi lajmi mori dhenë, me iniciativë të një mediumi, pas 18 orësh u demantua por jo edhe me vetiniciativën e kancelarit.

Përfundimisht nuk mund të pajtohesha me kaq sepse vetëm pak orë më parë, në Izbicë u rivarros foshnja gjashtëmuajshe e vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë, forca për të cilat ngriteshin lavde nga vëllezërit tanë të kombit, priftërinjë katolik shqiptar si Kqira e Zefi.

Dhe për t’a bindur vehten se gjithçka e kisha gabim, fillova gërimin edhe më të thellë në historinë tonë kombëtare, për të marrur përgjegjen e duhur në atë se sa urrejte apo dashuri ndërmjet të krishterëve shqiptar me ata serb dhe se sa urrejtje apo dashuri në anën tjetër të shqiptarëve musliman ndaj shqiptarëve katolik, e që historia më bashkoi në pikën e fillimit të historisë tonë të përbashkët shqiptaro-serbe e cila si duket daton që nga shekulli 12 pra në periudhën e Car Dushanit dhe pikërisht në kohën e sundimit bizantin gjegjësisht periudha kur Epiri qeverisej nga Gjon bue Shpata i cili martoi vajzën e vetme të Thoma Preluboviqit serb, i cili kontrollonte Shqipërinë e jugut e cila pastaj i kaloi dhëndërrit të tij shqiptar, pra Gjonit.

Por për të marrur përgjegjen sa më transparente dhe të paanshme, këto marrdhënie i kam zbërthyer në fakte kronologjike të cilat I kam paraqitur si në vijim:
1. Pra martesa e parë zyrtare e dy kombeve të cilat zotëronin toka dhe pasuri, ishte koha e Car Dushanit dhe pikërisht dashuria dhe martesa e Gjon Bue Shpatës shqiptar dhe serbes nga dera e Toma Preluboviqit, e që këtë fakt jo që nuk e dijnë studentët por as në librat shkollorë të hisorisë nuk janë të përmbledhura,
2. Shqiptarët musliman pa asnjë hezitim e kanë prijës kombëtar Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, baba i të cilit dmth Gjon Kastrioti ortodoks ka qenë i martuar me një vajzë ortodokse serbe me emrin Voisava të familjes së Brankoviqëve, pra që Skenderbeun e kemi ortodoks edhe nga nëna edhe nga babai por edhe që është nip i serbëve e që më vonë u konvertua në katolik dhe të emruar nga Papa me titullin “Atleti i Krishtit” dhe këtë muslimanët shqiptar nuk e kanë pasur fare problem, e që kanë mundur të thirren në prijësin të Kastriotëve musliman, të konvertuarin në besimin musliman siç ishte Hamza Kastrioti por vendosën t’a mbajnë nipin e armiqve të tyre shekullor në emër të unitetit kombëtar,
3. Ishte edhe djali i Skenderbeut, Gjoni i cili mori për nuse vajzën e despotit serb Llazarit për grua, e besa edhe motrën Marën e martoi për serbin, Stefan Cërnojeviqin edhe prap nuk u zhvleftësua si familje e aq më pak si prijës Shqipëtar,
4. As betejën e Fushë Kosovës që u bashkuan të gjithë të krishterët shqiptar, serbë, malazezë, bullgarë e të tjerë kundër perandorisë osmane, kurrë nuk është shiquar me skepticizëm apo të është marrur me rezervë por si një betejë e serbëve kundër perandorisë osmane sepse kështu na është mësuar historia dhe të tillë e kemi lënë më qëllim që “të mos qelbet” edhe më shumë puna e aleancave të krishtera në Ballkan e që shqiptarët do të dilnin humbësit më të mëdhenjë,
5. Se kuvendin e Lezhës e kemi pranuar si kuvend të princave shqiptarë pa asnjë dyshim edhe pse ka qenë kuvend i prijësave të krishter sepse përveq prijësve të krishter shqiptar aty kanë qenë edhe përfaqësuesit serb e malazez, dhe ky fakt asnjëherë nuk është ngritur si dyshim,
6. Për ngritjen e shtetit shqiptar të vitit 1912 për të cilin shtet iniciativa ishte marrur pikërisht nga shqiptarët musliman dhe I tërë angazhimi kryesisht kishte rënë mbi supet e tyre, kjo asnjëherë nuk është shpërfaqur si element I veqantë por si arritje e përbashkët pa dallim,
7. Për ruajtjen e kufijve të Shqipërisë së 1912 muslimanët shqiptar bashkë me osmanët në krye me Hasan Riza Pashën kishin luftuar kundër malazezëve katolik që në krah të tyre kishin pasur Dedë Gjo Lulin e trimat tjerë katolik duke synuar marrjen e Shkodrës dhe sot për qudi kemi Dedë Gjo Lulin katolik që synoi marrjen e Shkodrës bashkë me malazezët dhe në anën tjetër mbrojtësin e Shkodrës Hasan Riza pashën që nuk u shpall hero fare,
8. Po kur erdhën luftërat ballkanike dhe ushtrinë serbe e mirëpriti prifti katolik në Lezhë bashkë me shqiptarët katolik të armatosur në krah të tyre deri në Durrës derisa në anën tjetër shteti shqiptar i shpallur nga Ismailqemal bej Vlora ishte në rrezik, askush nuk shkroi asnjë fjalë,
9. Të mos flasim për republikën e Mirditës e cila u shpall nga shqiptarët katolik dhe ishte puro katolike shqiptare e asistuar nga serbo-malazezët dhe për të cilën ka mjaftueshëm dokumente dhe fotografi, në të cilin nuk ka gisht asnjë konfesion tjetër fetar pasiqë u luftuan sikur në kohën e kryqzatës, me qëllim të aneksimit nga Shqipëria pasiqë realisht nuk e njihnin pavarsinë e shtetit shqiptar të vitit 1912.
10. Edhe koha e Zogut nuk është pa dashuriqka shqiptaro-serbe pasiqë ikja e Zogut drejt Beogradit dhe aneksimi i Shën Naumit pas rikthimit të tij, pa asnjë plumb të shkrepur nuk është bërë nga gjelozia e as inati por nga dashuria e dhëndërrit të krishterëve me serbët,
11. Pa serbët as koha e monizmit nuk na ka shpëtuar në shtetndërtimin e shtetit komunist shqiptar përkundër implikimit të tyre në vrasjet masive të prijësve fetar të të gjitha konfesioneve por ai musliman prinë shumëfish në numër. Pra përkundër masakrave dhe persekutimeve ndaj popullsisë shumicë shqiptare muslimane nëpër periudha të ndryshme, kjo kohë njihet si periudha kur pushteti ateist shqiptar jo vetëm që ka bashkëqeverisur por edhe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë me serbët e Millosheviqit që lavdëronte të bëmat e tij don Anton Kqira,
12. Tranzicioni politik i viteve ’90 përkundër embargos botërore ndaj Serbisë për shkak të luftërave që i zhvillonte padrejtësisht kundër popujve të Ballkanit, mbështetjen e vetme e gjeti nga shteti shqiptar i “Atletit të Krishtit” alias Skenderbeut, Nënës Tereze dhe Papa Gjon Palit i cili e puthi tokën dhe e bekoi si tokë krishtere e që po ky shtet dhe po ajo qeveri e furrnizoi ushtrinë serbe me gjithçka e veqanërisht me naftën e tankseve dhe makinerisë e cila kreu masakrat më të mëdha të pas luftës së dytë botërore e që don Kqira që për kancelar e kishte don shan Zefin, të cilët mallkuan Millosheviqin që nuk i masakroi njejtë edhe shqiptarët musliman të Kosovës,
13. I erdhi rendi edhe Kosovës që të sakrifikohej për pavarsinë dhe sovranitetin e saj nga Serbia dhe për qudi, pas shumë dëbimeve masive të popullsisë shqiptare muslimane nga Kosova, lëre që nuk patëm dëbime masovike edhe të katolikëve shqiptar por nuk kemi asnjë prijës fetar katolik shqiptar që luftoi ose dha jetën për shtetsinë e Kosovës kundër Serbisë derisa në anën tjetër kemi qindra prijës fetar musliman që dhanë jetën kundër skllavërisë nën Serbi, e mos të përmendim edhe faktin që as të paktën 100 ushtarë vullnetarë të shqiptarëve nga Shqipëria nuk ju përgjegj thirrjes për mobilizim,
14. Erdhëm tek shteti i pavarur i Kosovës në të cilin për hirë të kombit u prish shkolla në mes të Prishtinës dhe u vendos katedrale katolike pa asnjë kundërshtim të vetëm nga një million e gjysëm shqiptar kosovar musliman,
15. Në krye të ekipit të të pagjeturve të shqiptarëve të Kosovës u emrua një shqiptar katolik i cili negocioi vite me rradhë me serbët dhe pa asnjë rezultat përveq zhgënjimit dhe dëshprimit të familjarëve shqiptar musliman,
16. Në krye të shtetit ligjor emruan përsëri një kryeprokuror katolik shqiptar i cili do të duhej të pastronte institucionet e vendit në të mirë të sovranitetit dhe shtetit ligjor, por jo që nuk arriti të bëjë këtë e lëre me të fokusohet t’a shtrijë sovranitetin në veriun e vendit të kapur nga mafia e serbëve alias adhuruesit e don Anton Kqirës dhe priftave si ai,
17. Arsimi është degradaur e veçmas ai fillor për t’i lënë rradhën ngritjes së rrjetit të shkollave alias kolegjeve “Don Bosko” nëpër tërë Kosovën dhe Shqipërinë ku jo vetëm që do të mësohej nga priftërinjët por në kohën e lirë ju ofrohen edhe shërbime si ato të don Izidor Llugič duke përkëdhelur nxënëset minorene të kolegjit me imazhe të postuara alla seksibile e që për to asnjë gjurmë nga prokuroria e shtetit e udhëhequr nga bashkëpjestari i besimit të don Izidorit,
18. Punësimi i të rinjëve e veçmas në fushën e shëndetësisë ju është lënë hapsirë jo shtetit por me buxhet të përvjetshëm milionësh nga qeveria, shoqata “Caritas Kosova” që menaxhohet nga kisha katolike e Kosovës ku për kancelar të saj kanë don shan Zefin, punësojnë me pagë mujore të rinjë e të reja me kohë të pjesshme dhe të cilët përmes kufizimeve të tilla tentojnë t’i detyrojnë të bëhen edhe pjestarë besimit të tyre, dhe këto mekanizma paralel duken një lloj analogjie e sistemeve paralele të Serbisë që po funksionojnë tek serbët e Kosovës e që popullata shumicë prapse prap me gjakftohtësi i mirëpret,
19. Media të dominuara nga oligarkë të krishterë dhe me tema bombastike anti-islame dhe anti shqiptare për vet faktin se shumica e popullsisë i takojnë po atij besimi e veqanërisht tema kundër shteteve islame të cilat kanë afërsi me popullatën e Kosovës siç janë Turqia apo shtetet e gjirit por nuk kemi në të njejtën masë kundër Serbisë apo edhe ndikimit rus i cili kohëve të fundit është ndër top temat e regjionit tonë.
20. Shembujt Po e mbylli me martesat e shqiptareve katolike me serbët në Kosovë siç është rasti unik i fqiut tim serb në fshatin Kufcë e Epërme i cili mori dy motra shqiptare binjake të besimit katolik për dy djemtë e tij binjak të besimit ortodoks dhe pwrkundwr masakrave, vrasjeve e pwrdhunimeve nga serbët ndaj shqiptarëve hiq më larg se para 15 viteve, raste të martesave të tilla kemi me qindra sosh.

Të paktën një e mësova, se urrejta e kishës katolike ndaj muslimanëve shqiptar në njërën anë buron nga dashuria për Krishtin i cili i bashkon me serbët ortodoks dhe në anën tjetër nga humbja e pjestarëve të vet të cilët si duket do të konvertohen në protestant.

Pra në të dyja rastet del se feja e krishtere del të jetë mbi kombin shqiptar sepse po të ishte e kundërta, të gjithë shembujt e lartcekur nuk do të ekzistonin si fakte andaj mendoj se edhe shqiptarët musliman përfundimisht duhet të vetëdijesohen për pozitën të cilin e kanë në këtë shoqëri e që janë shumicë absolute dhe që fyrjet e tilla t’i ndalin duke mos u sjellur si faktor minoritar por element shumë i gjallë, intelektual, kontribues në shtetformim dhe shtetndërtim në të gjitha etapat e historisë tonë kombëtare në të gjitha fushat e jetës.

Si përfundim kjo dashuri si duket po perëndon duke mos pasur pjestarë të mjaftueshëm që të duhen ndërmjet vehtes pasiqë, siç thonë “për Tango duhen dy persona” e që edhe së fundmi me ligjin e ri për besimet fetare i cili kaloi në kuvendin e republikës, paraprakisht të përpiluar nga grupet punuese të përfaqësuara nga të gjitha konfesioneve fetare të Kosovës përveç asaj ortodokse, kemi edhe nëngrupet fetare si bektashinjë apo edhe Jehovasit e veqanërisht protestantët që kanë goxha shtrirje në europë dhe ekskluzivisht ndër banorët gjermanofolës, dhe tani kërcnimi më i madh i ikjes së atyre pak pjestarëve të besimit katolik në atë tanimë zyrtar protestant, ka bërë që edhe plani i kishës katolike përmes kolegjeve të “Don Boskos” dhe punësimet përmes “Caritas Kosova” tek të rinjët që janë shumicë në vendin tonë, si duket ka bërë që të mos ju “dhezë” si plan i rekrutimit të pjestarëve të rinjë të besimit krishter andaj edhe mllefi i akumuluar, tanimë ka bërë të shpërthejë jo vetëm tek priftërinjët e thjeshtë por tek zyrtarët kryesor të zyreve qendrore të kishës katolike të Kosovës dhe këtu më si duket as shkuarja e shpeshtë e presidentit tek papa Benedikti edhe tek papa Franqesku, përkundër koncesioneve dhe benificioneve të shumta shtetërore nuk do të ju bëjë punë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit