-3.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

“Nëse regjimi merr pjesën lindore të Halepit popullata civile do të përjetojë tragjedi”

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura tha se nëse vazhdojnë bombardimet deri në festat e krishtlindjeve pjesa lindore e Halepit mund të shkatërrohet tërësisht

BERLIN (AA) – Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura tha se është i shqetësuar për shkak se nëse vazhdojnë bombardimet deri në festat e krishtlindjeve pjesa lindore e Halepit mund të shkatërrohet tërësisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Mistura në intervistën për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung tha se regjimi sirian dhe Rusia në mënyrë të shpejtë korrin suksese ushtarake në disa qytete në mesin e të cilëve edhe pjesa e Halepit lindor dhe se së shpejti dëshirojnë të njoftojnë se kanë mundur forcat opozitare.

“Në mënyrë të rëndë u dëmtuan spitalet. Jam i shqetësuar, sepse nësë vazhdojnë bombardimet në këtë mënyrë deri në festat e krishtlindjeve, nuk do të ngel një vend si Halepi Lindor” u shpreh ai.

Duke theksuar se në rast se pjesa lindore e Halepit rimerret nga regjimi sirian popullata civile do të përjetojë tragjedi.

“Në këtë situatë me mijëra refugjatë do të shkojnë në Turqi të cilat në vitet e ardhshme në pjesët rurale do të bëjnë luftëra guerilësh, kurse nëpër qytete aktivitet me bomba. Kjo nuk është në interes të askujt. Madje as në interes të Rusisë. Për këtë shkak besojmë se është e nevojshmë arritja e një marrëveshje në lidhje me Halepin Lindor”.

Në pyetjen se si do të mund të arrihet një konsensus i këtillë de Mistura tha se qeveria siriane dhe Rusia në lindje të Halepit janë duke luftuar kundër organizatës teroriste El Nusra.

“Në pjesën lidnore të Halepit maksimum mund të gjenden 1.000 pjesëtarë të El Nusras, por me gjasë numri i tyrë është prej 500 deri më 900. Nëse këta njerëz pranojnë propozimin tonë dhe bashkë më familjet e tyre shkojnë në Idlib nuk do të ngel asnjë arsye që Rusia dhe regjimi sirian të bombardojnë këtë pjesë”, u shpreh de Mistura.

Në pyetjen se kush do të mbush zbrazëtinë e cila u shkaktua si pasojë e mos ndikimit të SHBA-ve në zgjidhjen e çështjes së Sirisë deri sa të formohet qeveria e re në SHBA, de Mistura u përgjigj se nuk duhet nënvlerësuar roli i presidentit amerikan Barack Obama. Ai poashtu theksoi se presidenti Obama dhe Sekretari i Shtetit John Kerry janë shumë të interesuar për përfundimin e tragjedisë së madhe në Siri.

Mistura theksoj se Rusia po krijon një përshtypje se nuk është përgjegjëse për shkatërrimin e pjesës Lindore të Halepit. Shkatërrimi i një pjese të madhe të Sirisë nuk është në interes as të Rusisë as të regjimit sirian sepse rindërtimi i infrastrukturës do të jetë shkak për shpenzime të mëdha, tha de Mistura. Në mes tjerash Mistura nënvizoi se kësaj duhet shtuar edhe papajtueshmëritë me shtetet siç janë Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara dhe Katari.

Ai potencoi se Rusia është nje partner i rëndësishëm me vendet perëndimore në luftën kundër DEASH-it, por se ekzistojnë dallimet ndërmjet tyre në çështjen e largimit të Assadit nga pushteti. Pas 6 vjetësh shaktërrim është i nevojshëm formimi i një sistemi të ri qeverisës, shtoi Mistura.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit