3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Nëse ju vjen ky njoftim nga Facebook, dikush ju ka vjedhur të dhënat

Më të lexuarat

Rrjeti social Facebook ka krijuar një mjet të ri që njofton përdoruesit nëse zbulon një llogari tjetër me të njëjtin emër dhe fotografi.
Kështu, nëse dikush ju merr fotografitë dhe hiqet si ju në Facebook, rrjeti social do t’ju njoftojë menjëherë. Nëse Facebook nuk e dallon dot një profil fals që përdor fotot tuaja, mund të ankoheni manualisht tek rrjeti.

“E gjithë kjo është pjesë e synimeve të sajtit për t’u dhënë fund mashtrimeve”, tha për Mashabled rejtoresha e Facebook për sigurinë globale, Antigone Davis. “Është një shqetësim i vërtetë për disa femra në disa vende të botës ku vjedhja e personaliteti mund të ketë dëme kulturore dhe sociale”, thotë ajo.

Që nga nisja e testimit të veçorisë në muajin nëntor e deri tani janë monitoruar rreth 75% të përdoruesve të sajtit. Kështu, nëse nuk keni marrë akoma një njoftim, do të thotë se të dhënat tuaj personale dhe fotografitë janë të sigurta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit