-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nëse dëgjoni këtë emër derisa fluturoni me aeroplan, do të thotë se aty gjendet një njeri i vdekur!

Më të lexuarat

Aeroplanët transportojnë miliona udhëtarë në mbarë botën çdo vit, por gjithashtu ata bartin edhe mijëra udhëtarë të vdekur.

Dhe pasi që disa pasagjerë mund të ndihen pak në siklet nëse do ta dinin se “nën ta” gjendet një i vdekur, përcjell Telegrafi, kompanitë ajrore përdorin nofka për të vdekurit, duke i quajtur “Jim Wilson”.

Nofka lejon shërbimet e transportit ose sipërmarrësit të thërrasin për një trup të vdekur pa i vërejtur askush.

Emri vjen nga arkat që përdoren për transportin e trupave.

Veç kësaj, linjat ajrore të tjera thjesht telefonojnë trupat e vdekur HR, një shkurtim për “Human Remains” (mbetjet njerëzore).

Rreth 50,000 trupa të vdekur transportohen me aeroplan çdo vit pasi njerëzit shpesh vdesin larg shtëpisë dhe duhet të transportohen drejt familjeve të tyre, për shërbimet e varrimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit