Të paktën 27 të vdekur pas përmbytjeve të fuqishme në Tajlandë

Më të lexuarat

Rreth 27 persona kanë vdekur dhe pothuajse një milion të tjerë janë prekur si pasojë e përmbytjeve në Tajlandë, të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut, që prej 5 korrikut, njoftuan sot zyrtarët.

“Si pasojë e përmbytjeve kanë vdekur 27 persona “, raportoi Departamenti për Parandalimin dhe Lehtësimin e Fatkeqësive.

“Përmbytjet e shumta kanë goditur 10 provinca, kryesisht të vendosura në verilindje të Tajlandës dukeshkaktuar një humbje financiare prej 300 milionë dollarësh” , sipas Ministrisë së Brendshme tajlandeze.

Gjatë përmbytjeve janë dëmtuar më shumë se 2 300 kilometra katrorë të fushave të orizit.

Tajlanda është eksportuesi i dytë më i madh në botë i orizit pas Indisë.

“Megjithatë, është shumë herët për të vlerësuar shkallën e ndikimit në eksportet e orizit të Tajlandës”, sipas Shoqatës së Eksportuesve Rajonal të Thai.

Aktualisht, Tajlanda është aktualisht në sezonin e musoneve, me reshje të dendura të parashikuara edhe për javën tjetër.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit