0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nëse Britania del nga BE, priten pasoja të rënda ekonomike

Më të lexuarat

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, ka paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike dhe politike, nëse Britania del nga Bashkimi Evropian.

“Pozicioni është krejtësisht i qartë: dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Evropa paraqet problem të madh, jo vetëm për ekonominë e Gjermanisë, por të të gjithë Evropës”, ka thënë Gabriel.

Më 23 qershor, në Britani mbahet referendumi, i cili do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi në BE.

Gabriel ka thënë se me daljen eventuale të Britanisë, besimi në BE do të bie.

“Përveç aspektit ekonomik, duhet të pyesim veten se cili do të jetë mendimi i botës për Evropën. Evropa do të merret më pak seriozisht”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit