3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nepali ndalon ngjitjen vetëm në malin Everest

Më të lexuarat

Nepali ndaloi me ligj ngjitjet solo në malet e tij, përfshirë Everestin, majën më të famshme dhe më të lartë të botës.

Masat e reja janë një përpjekje për të reduktuar aksidentet dhe gjithashtu përfshijnë ndalimin të verbërve dhe të gjymtuarve. Sipas zyrtarëve të turizmit në vend, ligji u modifikua për të bërë alpinizmin më të sigurt. Gjatë vitit 2017 u regjistruan një numër rekord njerëzish që tentuan të ngjiten në Everest, ndërsa 6 ishin viktimat.

Sipas rregullores së re, alpinistët e huaj do të shoqërohen gjithnjë nga guida lokale. Diçka që, sipas autoriteteve, përveçse shmang aksidentet e atyre që mendojnë se i njohin malet, do të krijojë edhe vende pune. Por, vendimi për të ndaluar ngjitjen e të verbërve dhe të gjymtuarve është kritikuar nga disa njerëz si diskriminues.

Më shumë se 200 njerëz kanë humbur jetën në Everest që prej vitit 1920 dhe sipas autoriteteve lokale, ortekët dhe rëniet janë dy shkaqet kryesore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit