20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Iran, vala e protestave antiqeveritare shtrihet në disa qytete

Më të lexuarat

Demonstratat anti-qeveritare që filluan të enjten në Iran, u përhapën në disa qytete të mëdha. Numër i madh protestuesish raportohet se dolën në Rasht, në veri dhe në Kermanshah, në perëndim. Protesta më të vogla u shfaqën edhe në Isfahan, Hamadan dhe disa qytete të tjera.

Protestat filluan kundër rritjes së çmimeve, por kanë shpërthyer në një valë demonstrimi të përgjithshme, kundër sundimit klerik dhe politikave qeveritare.

Një numër i vogël njerëzish janë arrestuar në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Të premten, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet, demonstratat u përhapën më tej në disa nga qytetet më të mëdha të vendit.

Ata përfaqësojnë shprehjen më serioze dhe më të përhapur të pakënaqësisë publike në Iran, që prej protestave masive në 2009 që pasuan një zgjedhje të diskutueshme, thonë korrespondentët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit