-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Neonazistët të inkurajuar nga ligjet suedeze, vendosin në objektiv hebrenjtë dhe muslimanët

Më të lexuarat

Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e deri më tani neonazistët vazhdojnë të qetë aktivitetet e tyre në Suedi, ku djegia e Kuranit nga ekstremisti i djathtë danez, Rasmus Paludan përcaktohet si “liri e shprehjes”

Në Suedi e cila djegien e Kuranit e cilëson si “liri e shprehjes”, në mesin e atyre që përfitojnë nga interpretimi i kësaj të drejte është lëvizja pro dhunës, Lëvizja e Rezistencës Skandinave (NRM) e cila është më e madhja nga lëvizjet neonaziste të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e deri më tani neonazistët vazhdojnë të qetë aktivitetet e tyre në Suedi, ku djegia e Kuranit nga ekstremisti i djathtë danez, Rasmus Paludan përcaktohet si “liri e shprehjes”.

Sipas informacioneve në burimet e hapura dhe në shtypin suedez lidhur me çështjen, lëvizja u themelua nga nacionalistët neonazistë në Suedi në vitin 1997 me emrin Lëvizja e Rezistencës Suedeze (SMR) dhe pas ngritjes së degëve të saj në vitin 2008 në Finlandë dhe në vitin 2011 në Norvegji ajo u bë një lëvizje që përfshin rajonin skandinav.

Grupi pro liderit nazist Adolf Hitler dhe i cili është racist, kundër emigrantëve, kundër hebrenjve në mënyrë të hapur, krahas hebrenjve vendosin në objektiv personat dhe grupet që i shohin si kundërshtarë ndërsa kohët e fundit vendosin në objektiv edhe muslimanët.

Klas Lund, themeluesi dhe lideri i parë i SMR, u dënua në vitin 1986 për vrasjen e Ronny Landin, aktivistit i cili ndërhyri për të ndalur sulmin e kryer ndaj tre emigrantëve nga neonazistët.

Disa anëtarë të Kongresit Amerikan, në vitin 2022 bënë thirrje që organizata të shtohet në listën e Organizatave Terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Organizata nga Suedia u zgjerua në rajonin skandinav

Lëvizja e cila gjeti mbështetje nga vendet e tjera skandinave, themeloi degët e saj në vitin 2008 në Finlandë dhe në vitin 2011 në Norvegji.

Per Öberg, një prej anëtarëve kyç të organizatës në Suedi, u përfshi në politikë duke u zgjedhur si kandidat jashtë liste të partisë Demokratët e Suedisë (SD) në zgjedhjet lokale në Ludvika në vitin 2014.

Lund u zëvendësua si lider i organizatës në vitin 2015 nga Simon Lindberg, i cili kishte një të shkuar në Frontin Nacional Socialist (NSF) dhe Frontin Popullor.

Në vitin 2016 organizata filloi të emërtojë veten si “Lëvizja e Rezistencës Skandinave” (NRM), provoi veten si grupi i ekstremit të djathtë më aktiv në Suedi dhe mori një pozicion dominues në mjedisin radikal nacionalist.

Lëvizja e Rezistencës Skandinave mori pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2018 dhe në 2022 por nuk mundi të fitojë vend.

Dëshiron të rrëzojë demokracinë

Qëllimi i grupit pro-neonazist që e llogarit veten si “pionerë revolucionarë” është të rrëzojë demokracinë dhe në vend të saj të formojë një shtet nacional-socialist të bashkuar dhe totalitar nën udhëzimin ideologjik dhe kontrollit politik të NRM.

NRM e cila veten e saj e emërton si “Nacional Socialistë”, krahas Adolf Hitlerit, edhe ideologun nazist danez, Povl Riis-Knudsen e sheh si një burim frymëzimi të rëndësishëm.

Teksa racizmi bilologjik pasqyron bazën e qartë të politikave të tyre, antisemitizmi ndodhet në qendër të ideologjive të tyre.

Grupi synon të dëbojë nga vendet skandinave “shumicën e atyre që nuk janë etnikisht të Evropës Veriore ose nga grupet etnike të lidhura ngushtë” dhe po ndërmarrin veprime në këtë drejtim.

Veprimet

Sipas zyrtarëve suedezë organizata që nga nëntori i vitit 2016 e deri më tani ka kryer sulme me shpërthyes artizanal në qytetin Göteborg. Anëtari i NRM-së, Viktor Melin u arrestua ndërsa bomba, njëra prej të cilave nuk shpërtheu, kishin në shënjestër një kafene dhe dy strehimore refugjatësh.

Më 5 janar 2017 anëtarët e NRM-së shpërthyen bomba artizanale para një qendre strehimi të refugjatëve duke plagosur një prej punonjësve të qendrës. Më 25 janar 2017 autoritetet suedeze zbuluan një shpërthyes artizanal të paaktivizuar jashtë një vendbanimi tjetër të refugjatëve. Më pas u zbulua se ngjarja kishte lidhje me sulmin në nëntor 2016.

Për shkak të ngjarjes në korrik 2017 u dënuan me burg anëtarët e NRM, Viktor Melin, Jimmy Jonasson dhe Anton Thulin

Ndërsa në prill 2017 një shoqatë hebreje në qytetin Umea të Suedisë u shënjestrua me kryqe naziste dhe për shkak të këtyre kërcënimeve shoqata u detyrua të mbyllet.

Lëvizja e Rezistencës Neonaziste Skandinave në shtator 2020 shënjestroi hebrenjtë në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Islandë me fushata antisemitike gjatë Yom Kippur, ditës më të shenjtë në kalendarin hebraik.

Sulmet e kryera nga anëtarët e NRM-së, pasqyrojnë një angazhim më të thellë dhe sistematik ndaj dhe përhapjes së ideologjisë ekstremiste dhe të dhunshme të grupit.

Sipas raporteve, anëtarët marrin trajnime të arteve marciale dhe trajnohen se si të reagojnë kur paraqitet dhunë nëpër rrugë.

Themeluesit dhe anëtarët e parë njihen me ngjarje të dhunshme

Shumica e partnerëve dhe anëtarëve të parë themelues të organizatës neonaziste, vijnë nga Rezistenca e Bardhë Ariane (VAM) e shpërbërë dhe krahu i saj, Rinia Kombëtare (NU). VAM e cila në fillim të vitit 1990 ishte një rrejt i përbërë nga neonazistët suedezë, njihej me sulmet e tyre kundër emigrantëve dhe homoseksualëve si dhe me financimin e dhunës përmes grabitjeve të bankave.

Disa anëtarë të organizatës që kanë tërhequr vëmendje me aktet e tyre në Suedi në vitin 2017, janë dënuar për një sërë bombardimesh (shpërthimesh) të ndodhura në Göteborg në dimrin 2016-2017.

Liderët e NRM-së dhe anëtarët e saj kanë kryer sulme të ndryshme me objektiv edhe muslimanët, me armë, thika, gaz lotsjellës dhe sprej piper. Disa nga këto sulme u kryen nga Simon Lindberg dhe anëtarët e tjerë të organizatës të cilët më parë kanë qenë të dënuar për kërcënime, ndihmë në sulm dhe strehim.

Në vitet 1990 grupi u nda në disa grupe të ‘fuqisë së bardhë’, në mesin e të cilave ishte edhe Rinia Kombëtare (NU) e cila do të vazhdonte të shërbente si lëvizja rinore e Lëvizjes së Rezistencës Skandinave (NRM).

Organizata kundër racizmit në Suedi, “Expo 2016” përcaktoi se 26 për qind e 159 anëtarëve më aktivë të organizatës në Suedi janë gjykuar ose janë dënuar për shkak të dhunës ose armëve.

Në Finlandë u ndalua ndërsa në Suedi të lirë

Lëvizja neonaziste e cila veproi në Finlandë që nga viti 2008, u ndalua në këtë vend në vitin 2020.

Gjykata e Lartë e Finlandës, në shtator 2020 njoftoi se për të mbrojtur të mirën e përgjithshme të shoqërisë është dhënë urdhër për mbylljen e Lëvizjes së Rezistencës Skandinave.

Teksa lëvizja neonaziste mbronte ekzistencën dhe veprimet e saj me parimet “liri e shprehjes”, gjykata përcaktoi se organizata kishte shkelur ligjin disa herë dhe se vepronte në kundërshtim me rregullat morale të pranuara si të drejtat e njeriut dhe barazisë.

Në anën tjetër në Suedi nuk bëhet fjalë për ndonjë ndalesë kundër kësaj lëvizjeje.

Sipas raportit të shtetit suedez, muslimanët janë objektivi më i madh i krimeve të urrejtjes

Sipas raportit të fundit të publikuar në 2021 nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Krimit (Bra) të Ministrisë Suedeze të Drejtësisë, 55 për qind e krimeve të urrejtjes në vend kanë burim racizmin ndërsa 17 për qind besimet fetare.

Nga të gjitha krimet e urrejtjes kundër grupeve fetare, 51 për qind kanë qenë islamofobike, 27 për qind antisemitike, 11 për qind anti-kristiane dhe 11 për qind kundër grupeve të tjera.

Krimet e urrejtjes antisemitike janë kryer kryesisht në median sociale dhe në burime të hapura në publik ndërsa për ato islamofobike janë përdorur kryesisht veprime ngacmime dhe nxitje.

Gratë janë vendosur në objektiv në 38 për qind të sulmeve të urrejtjes kundër muslimanëve ndërsa meshkujt në 22 për qind të tyre. Në 31 për qind të këtyre krimeve janë vendosur në objektiv grupet se sa individët.

Antizemitizmi “normalizohet” ndërsa e djathta ekstreme forcohet

Në zgjedhjet e mbajtura në shtator 2022 në Suedi, Demokratët e Suedisë (SD) të ekstremit të djathtë, e rritën nivelin e votave në 20.5 për qind.

Më shumë se 1 në 5 suedezë votuan për SD e cila është themeluar në vitin 1988 dhe i cili është bërë blloku më i madh i partive të djathta që kanë shumicën në parlament. Kjo situatë dëshmon se ideologjia e të djathtës ekstreme ka kaluar në rritje në vend dhe se ngjarjet antisemitike tregojnë rritje.

Antisemitizmi po “normalizohet në mënyrë shqetësuese”, sipas një sondazhi që Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) ka zhvilluar me mbi 16 mijë persona në 12 vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Në Suedi 40 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë përjetuar ngacmim antisemitik brenda 5 viteve para anketës dhe se një e treta (30 për qind) e pjesëmarrësve janë përballur me ngacmim brenda 12 muajve.

Zyrtarët e organizatave hebreje në Suedi shprehin shqetësimet e tyre për çështjen e antisemitizmit që “normalizohet” me rritjen e fuqisë së të djathtës ekstreme në vend.

Në deklaratën nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Ekspertëve të Pavarur të OKB-së pas vizitës së realizuar në nëntor 2022 në Suedi, tërhiqet vëmendja se Suedia duhet të “rrisë përpjekjet e saj në luftën kundër racizmit sistematik” dhe të “fokusohet në rindërtimin e besimit mes policisë dhe grupeve të pakicës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit