8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Nëntë mjekët që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë

Më të lexuarat

Dita e 17 Shkurtit 2008 është një nga datat më të rëndësishme për historinë e re të Kosovës.

Kosova arriti që ta shpallë Pavarësinë tetë vite pas çlirimit nga okupimi serb, periudhë kjo që përfundoi pas një lufte të ashpër nga ana e shtetit serb mbi civilët kosovarë ku u vranë mbi 13 mijë persona të pafajshëm, pleq, gra e fëmijë.

Deputetët që morën pjesë në legjislaturën e tretë të Kuvendit të Kosovës hyn në histori duke votuar dhe nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Ndër 120 deputetë të Kuvendit, nëntë prej tyre ishin me profesion mjekë. Prej këtyre të fundit pati kirurg, anesteziolog, pediatër, etj.

Një nga deputetët mjek që nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë ishte edhe Alush Gashi, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe ish-ministër i Shëndetësisë. Nënshkrimin e hodhi edhe mjekja pediatre Flora Brovina.

Pas tyre vijnë, Gjylnaze Syla, specialiste e ekologjise humane, Mimoza Ahmetaj, specialiste e ortodoncisë e Naser Rugova stomatolog.

Numan Balië, kirurg, Nurishahe Hulaj, specialiste doktor i shëndetësisë publike, Qamile Morin – anesteziologe dhe gjinekologia Teuta Hadri./Gazeta Shneta

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit