1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

NËNËS I DIGJET SHPIRTI PËR TY!

Më të lexuarat

Nëna më jepte pjesën e saj të ushqimit dhe, derisa e përcillte orizin nga pjata e saj në pjatën time më thoshte: Biri im, haje këtë oriz se unë nuk jam e uritur!

Biri im, gjithashtu haje këtë peshk, a po harron se unë nuk e ha peshkun!


Biri im, nuk jam e lodhur!

Biri im, ti pi se unë nuk jam e etur!

Pastaj, refuzoi pas vdekjes së prindit tim të martohet me burrë tjetër duke thënë: Nuk kam nevojë për dashuri!

Kur refuzoi të braktis punën, ia veçova një pjesë të rrogës sime, por refuzoi ta merr duke thënë: Biri im, ruaje pasurinë tënde se unë kam sa për nevojat e mia!

Kur gjendja ime u përmirësua kërkova që të banon me mua, mirëpo nuk deshi të më ngushton, dhe më tha: Biri im, unë nuk jam e mësuar të jetoj jetë komforte!

Nëna u plak dhe e arriti moshën e pleqërisë, e u sëmurë nga kanceri, dhe shkova ta vizitoj, fillova të qaj, dhe kur më pa ashtu, më tha: Biri im, mos qaj! Unë nuk ndjej dhembje!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit