Qytetarët e Gjakovës janë mbledhur para kishës serbe në këtë qytet ku po kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve serbë.
Ata kanë bllokuar me vetura hyrjen për në kish, duke u pamundësuar pelegrinëve serbë të kalojnë në atë pjesë.
Njëra nga nënat gjakovare e cila po merr pjesë në këtë protestë, fajësoj presidentin Thaçi dhe të gjithë krerët e tjerë institucional për atë se çfarë po përjeton ajo së bashku me të gjitha nënat e tjera.
“Pelegrinët serbë nuk kanë vend në qytetin tonë. Gabimet që është duke i bërë presidenti Thaçi janë të pafalshme dhe historia do t’i gjykojë. Çfarë me ju thanë unë katër jetimëve që i kam në shtëpi”, u shpreh nëna gjakovare.
Ajo shtoi se të gjithë pushtetarët duhet të ikin nga ky vend, duke theksuar se “kurrë këmbë e shkaut nuk ka me shkel në Gjakovë”.