7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Nëna turke merr titullin “heroina e vitit” të Suedisë

Më të lexuarat

Nëna e 63-vjeçare morri titullin “Heroi i Vitit 2017”, njofton e përditshmja suedeze Aftonbladet.

Fatma İpek Alcı me kombësi turke mori votat më të mëdha publike për çmimin në kategorinë “Dritë që udhëzon”.

Alcı, e cila u shpërngul në Suedi 30 vjet më parë, tha se ajo krijoi një “shoqatë sigurie” në lagjen e saj me gratë turke të moshës së mesme për të ruajtur sigurinë në komunitetin e saj.

“Ne, me më shumë se 20 anëtarë të shoqatës, sigurojmë sigurinë e lagjes Fittja, duke ecur natën ditën e premte dhe të shtunë”, tha ajo.

Gratë e shoqatës kanë arritur të parandalojnë të rinjtë nga dëmtimi i tregjeve lokale, shtoi ajo.

“Unë e kam marrë këtë çmim në emër të grave turke.”

Ceremonia e shpërblimeve të heronjve suedezë 2017 u ndoq nga politikanët kryesorë, artistët dhe figurat sportive, që u mbajte në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Zëvendëskryeministri i Suedisë dhe Ministri i Arsimit, si dhe trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, përgëzoi Alcı për këtë veprim kaq fisnik./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit