-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Nëna siriane tregon për AA se çfarë ndodhi në operacionin e SHBA-së në Idlib

Më të lexuarat

“Ne ishim duke fjetur kur erdhën avionët. Dyert dhe dritaret u thyen nga shpërthimet dhe të shtënat me armë. Pastaj na thanë të dilnim nga shtëpia e parë, e dytë dhe e tretë”, thotë nëna siriane nga Idlibi

Nëna nga Idlibi i Sirisë e cila është një nga dëshmitaret më të afërta okulare të operacionit të ushtarëve amerikanë në Idlib tregoi se si ka ndodhur ngjarja, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së ka kontaktuar me dëshmitarët më të afërt okularë të operacionit të kryer nga SHBA-ja me mbështetjen e një avioni luftarak F-16 dhe një helikopteri në një shtëpi pranë fshatit Atme në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Gruaja, e cila nuk deshi t’i përmendet emri tha: “Ne ishim duke fjetur kur erdhën avionët. Dyert dhe dritaret u thyen nga shpërthimet dhe të shtënat me armë. Pastaj na thanë të dilnim nga shtëpia e parë, e dytë dhe e tretë me megafon. Ata thanë: ‘Nëse nuk largoheni brenda 10 minutash, ne do t’ua shkatërrojmë shtëpinë dhe ju do të vdisni'”.

Nëna nga Idlibi thotë se kishin një frikë të madhe me burrin dhe fëmijët e saj. “Për këtë burri im doli menjëherë nga shtëpia. (ushtarët amerikanë) E shtrinë burrin tim me fytyrë përtokë dhe e prangosën. Kur e pashë burrin tim në atë gjendje u frikësova shumë. Hyra brenda, më panë edhe mua. Më pas ata thanë: ‘Dil këtu, hidhni fëmijët në tokë. Nëse lëviz, do të vdesësh’. Mora fëmijët e mi dhe vrapova brenda”, u shpreh ajo.

– “Më morën fëmijët dhe më lidhën duart”

Duke thënë se në shtëpi u hodhën raketa për shkak se ajo nuk doli nga shtëpia, nëna nga Idlibi tha: “Ata më thanë: ‘T’i do të jesh e sigurt’. Më në fund, kur burri im tha të dilja, unë dola. Kur arrita tek ata, 4-5 veta m’u vërsulën. Më morën fëmijët dhe mi lidhën duart. Ndërkohë filluan të më pyesnin për disa njerëz. Na morën në pyetje. Po më merrnin fëmijët dhe po më bënin pyetje. Kështu që unë u përgjigja për çfarëdo që më erdhi në mendje që të mos më merrnin fëmijët”.

Ajo theksoi se në mesin e ushtarëve amerikanë ishte një person që fliste arabisht me theks irakian ndërsa tregon se ata janë marrë në pyetje me orë të tëra dhe nuk janë lejuar të hyjnë në shtëpitë e tyre.

– 13 persona humbën jetën në operacion

Ushtarët amerikanë nisën operacionin pas mesnate me mbështetjen e një avioni luftarak F-16 dhe një helikopteri në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile që punojnë në rrënojat njoftuan se 13 persona, përfshirë 6 fëmijë dhe 4 gra, humbën jetën në bastisje.

Elementët e sigurisë vendase që informuan AA-në thanë se ushtarët amerikanë morën të gjallë një nga personat në shtëpi dhe e morën me vete gjatë operacionit.

Teksa konfirmuan operacionin, SHBA-ja nuk tregoi emrin e objektivit, burime nga rajoni bëjnë me dije se objektivi mund të jetë një nga krerët më të kërkuar të organizatës terroriste DEASH.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby, në një deklaratë për këtë temë, tha se operacioni ishte i suksesshëm.

Sipas lajmit të AP, një zyrtar amerikan, i cili nuk ka dashur të zbulojë emrin e tij ka theksuar se një nga helikopterët pjesëmarrës në operacion është ulur në tokë dhe është shkatërruar për shkak të problemeve teknike.

– Ekipi i AA-së filmoi zonën e bastisjes

Ekipi i AA-së filmoi vendin ku ndodhi bastisja pas incidentit.

Në pamjet mund të shihet se disa mure dhe tavane të shtëpisë janë shembur nga bombat e hedhura gjatë bastisjes, kuzhina është djegur, të gjitha orenditë janë shkatërruar dhe janë vërejtur gjurmë gjaku në dysheme.

Gjithashtu në pamje shihen mbetjet e municioneve të përdorura nga ushtarët amerikanë.

⁸/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit