-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nëna nga Halepi dha frymën e fundit pa i gjetur 7 fëmijët e saj

Më të lexuarat

Nëna Sabah e cila ka humbur 7 fëmijët në bombardimet në lindje të Halepit në Siri i cili nodhet nën rrethimin e forcave të Bashar Asadit dhe mbështetësve të tij dha frymën e fundit në karrocën me rrota në pritje të mjekut, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëna Sabah Muhammed bashkë me bashkëshortin e saj Ebu Muhammed Halebi janë filmuar nga gazetari i AA-së të dëshpëruar duke pritur ardhjen e mjekut në një rrugë që lidh me njëra tjetrën dy lagjet Shear dhe Tarik el-Bab që ndodhen nën rrethimin e regjimit në lindje të qytetit Halep në veri të vendit.

Duke shpjeguar ato që i kanë ndodhur Halebi tha se regjimi i cili bombardon nga ajri rajonin nën kontrollin e opozitarëve ka shndërruar në rrënoja shtëpitë dhe rrugët ku dhe gjatë kësaj njerëzit janë shpërndarë në zonat përreth.

Pasi ka shpjeguar se gjatë rrëmujave kanë humbur 7 fëmijët dhe se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tyre babai Halebi ka theksuar se do të kërkojë fëmijët e tij pasi të gjejë një mjek për bashkëshorten e sëmurë.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se bashkëshortja që prej një kohe të gjatë është e sëmurë dhe ndodhet mbi karrocën me rrota ku dhe për shkak të rrethimit nuk kanë mundur të sigurojnë mjekimin dhe ilaçet e nevojshme, Halebi ka theksuar se është i detyruar të gjejë urgjentisht një mjek për bashkëshorten Sabah e cila ka humbur dhe vetëdijen.

Halebi i cili ka nxjerrë nga lagjja bashkëshorten Sabah duke e vendosur në karrocën me rrota tha se kanë nisur të presin ardhjen e një mjeku pasi dikush nga zona i kishte premtuar se do të gjente dhe do të sillte një mjek.

Por fatkeqësisht gjysëm ore pasi gazetari i AA-së përfundoi xhirimet e pamjeve nëna Sabah ndërroi jetë duke dhënë frymën e saj të fundit.

Gazetari i AA-së Yahya el-Rejo i cili është dëshmitar i momenteve të fundit të nënës Sabah, ka njoftuar se edhe ato pak civilë që vërehen përreth për shkak të bombardimeve të regjimit braktisin me shpejtësi rajonin dhe përpiqen të fshihen nëpër rrugë më të sigurta.

Kriza njerëzore e qindra mijëra personave

Halepi është qyteti i dytë për nga madhësia pas kryeqytetit Damask. Largësia e qendrës së qytetit është 40 kilometra nga kufiri me Turqinë. Pjesën perëndimore të qendrës e kontrollon regjimi, ndërsa pjesë lindore e kontrollojnë opozitarët.

Ushtria e regjimit, Rusia dhe milicët shiitë të mbështetur nga Irani në 20 ditët e fundit kryejnë sulme të ashpra nga ajri dhe toka ndaj lagjeve të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve në lindje të Halepit.

Ndërsa Rusia pohon se nuk merr pjesë në sulmet në Halep. Përkundër kësaj opozitarët të cilët përgjojnë linjat komunikuese të regjimit, njoftojnë se rusët janë të pranishëm në çdo fazë të ofensivës tokësore në Halep.

Në Halepin lindor ku qindra mijëra civilë ndodhen nën rrethimin e regjimit që prej 3 muajsh ato nuk përmbushin dot nevojat themelore jetësore. Sulmet e ndërmarra në tre javët e fundit kanë lënë jashtë shërbimit të gjitha spitalet dhe shkollat në lindje të qytetit.

Gjithashtu për shkak të shembjes së një pjese të madhe të stacioneve bazë të antenave dhe për shkak të prerjes së linjave telefonike nga regjimi, në qytet komunikimi mund të realizohet në mënyrë të kufizuar vetëm nëpërmjet internetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit