-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

NËNA IME DHE PERIUDHAT E JETËS SIME!

Më të lexuarat

Kur jemi të vegjël përqafimi i saj është bota jonë.

Kur rritemi pakëz, të kapurit për një pjesë të fustanit të saj është, udhërrëfyesi jonë.

Kur i arrijmë të shtatat, ajo është siguria jonë kur kthehemi nga shkolla.


Në të dhjetat, ajo është grua, kurse ne, thithim nga fjalët e saj dhe sjelljet e saj, atë që lë gjurmë në personalitetin tonë.

Në të dymbëdhjetat, bëhet shok në ndonjë moment, dhe armik kur zemërohet, mirëpo nuk mundemi të flemë pa buzëqeshjen e saj.

Në të katërmbëdhjetat, ikim nga ajo me pretekste qesharake që ta vërtetojmë pavarësinë tonë.

Në të gjashtëmbëdhjetat, e gjejmë se ajo është brez dhe ne jemi një brez tjetër.

Në të tetëmbëdhjetat, nuk gëzohemi për suksesin tonë, përveçse me gëzimin e syve të saj dhe lotët e krenarisë së saj.

Në të njëzetat, ndoshta e përshëndesim që të shkojmë në studime apo mendojmë se e kemi harruar nga dashuria e madhe e periudhës nëpër të cilën kalojmë.

Në të njëzetekatërtat, turpërohemi nga puthja e saj, apo dashuria e saj, apo përkujdesja e saj për ne, me pretekst se tani më jemi të rritur!

Në të tridhjetat, angazhohemi me gratë e tona dhe fëmijët e tanë, e asaj, ose i lajmërohemi në telefon ose nganjëherë e vizitojmë.

Në të tridhjetepestat, ajo na bashkon në një vend, në një tryezë së bashku me familjen, dhe tentojmë të gjejmë një baraspeshë mes angazhimit nga ajo dhe respektit të saj.

Në të dyzetat, brenda kohe na befasojnë momentet e ringjalljes së kujtimeve; e dua nënën time, dua të kthehem në përqafimin e saj, dhe t’i rikujtoj ushqimet e saj dhe fjalët e saj qesharake.

Pas dyzetave, zbulojmë befasisht se ne jemi bërë një kopje e saj, e atë që e refuzonim nga udhëzimet e saj e përsërisim me fëmijët tanë, dhe atë që e neglizhonim nga urtësia e saj apo e injoronim nga këshillat e saj e hasim fuqishëm, ngase ajo ecën në gjakun dhe në çdo qelizën tonë.

Nëna ime.. të dua edhe në fëmijërinë time edhe atëherë kur rritem!

Zot, çdo sekondë që e kalon nëna ime nga jeta e saj mëshiroje, dhe hapja dyert e rehatisë, dhe qetësisë, dhe bëje nga banoret e Xhenetit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit