8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nëna e të dënuarit për rastin “Monstra”: Dua ta shoh djalin në sofër për Ramazan (VIDEO)

Më të lexuarat

Nëna Ibadete mallkon gjykatën dhe policët që nuk e lanë ta përqafoj djalin për disa sekonda. Por, mes lotëve të hidhërimit nxjerr disa lot shprese pas fjalimit të prokurores së re Liljana Spasovska, e cila i kërkoi trupit gjykues të Supremes që t’i marrë Prokurorisë Speciale provat që i ka mbledhur për këtë rast.

“Kemi shpresë se do të zbardhet. Prokurorja na ngjalli që tha ashtu.

Ishalla ky ramazan ma bjen djalin nëpër sofrat tona, ta hajmë një iftar me djalin tim…Edhe dy tre muaj tani djali i bën 4 vjet në burg, kjo është malltretim edhe për atë edhe për neve…Dashtë Zoti, inshalla del, të paktën kam dëshirë në ramazan ta shoh në sofër”, tha nëna e Sami Lutës, Ibadet Luta.

Seanca gjyqësore u anulua për shkak të mungesës së avokatit Naser Raufi, por disa fakte inicuese u thanë. Prokurorja dëshiron zbardhjen e plotë të rastit prandaj i kërkoi kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski që të japë më shumë kohë, dhe të mos përshpejtojë me seanca, pa i pasur të gjitha faktet në tryezë. Këtë gjë e kërkoi edhe pala mbrojtëse.

“Kur për ndonjë lëndë gjatë ankimimit paraqiten fakte të reja, gjykatësi duhet të kërkojë nga ato institucionet ose individët që i posedojnë ato fakte të reja që tia dorëzojnë…Për qenë të sigurtë duhet ti kemi të gjitha njohuritë dhe faktet për të cilat edhe ju opinioni e dini se ekzistojnë.

Pavarësisht nëse këto fakte të reja do të ketë ndikim direkt ose indirekt në këtë rast, parimi i legalitetit dhe ligjshmërisë në seclën lëndë, më obligon që ti kërkojë këtë gjë Gjykatës Supreme, por edhe vetë Gjykata Supreme duhet të obligojë veten që të marrë vendime të drejta të bazuara në prova”, tha prokurorja Liljana Spasovska.

“Kërkuam që rasti të shtyhet në një periudhë më të madhe, dhe këtë e përkrahu edhe prokuroria e cila u thirr në nenin 361 me të cilin Gjykata, sipas detyrës zyrtare duhet tia kërkojë Prokurorisë Speciale provat për të cilat edhe opinioni është i njoftuar”, tha avokati Asmir Alispahiç.

Bedri Ajdarin, familjarin e të dënuarve, e gëzon fakti që prokuroria ka filluar të mendojë me fakte e jo me dirigjime politike siç ishte rasti me Gordana Geshkovskën.

“Ishte koha e fundit që prokuroria të japë mendim për këtë rast, dhe të mendojë ligjërisht. Mendoj se janë kthjelluar dhe duhet të kenë përgjegjësi…Prokuroria e përgjithshme kërkon fakte të reja duke e ditur se Prokuroria Speciale ka shumë fakte për këtë raste dhe kështu të thirret në drejtësi e jo në direktiva të partisë që ishte në Qeveri”, tha familjari Bedri Ajdari.

Por, Jovo Vangellovski nuk ishte i bindur nga fjalimet e avokatit dhe prokurores. Seancën e ardhshme Jovo Vangellovski e thirri të premten e ardhshme, më 9 qershor.

Jovo Vangellovski, Rahillka Stojanovska, Risto Katavenovski, Xhemali Saiti, Faik Arsllani, dhe Shpend Devaja përbëjnë trupin gjykues që do të vendosë për fatin e të dënuarve të rastit “Monstra”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit